Beci ka dorëzuar dorëheqjen si Kryetar Bashkie i Shkodrës?

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë i buzëqeshur nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Ai është pyetur nga gazetarët se përse u paraqit në SPAK dhe nëse është e vërtetë që ka dorëzuar dorëheqjen, mirëpo nuk ka kthyer përgjigje konkrete. Beci u shpreh se “Do të flas në momentin e duhur”.

Pyetjet nga gazetarët: Për çfarë ishit në SPAK? Është e vërtetë që keni paraqitur doreheqjen te zoti Rama? Nesër mosbindje civile në qytetin tuaj, si do të menaxhohet?

Beci: Do të flas në momentin e duhur.

Ajo që bie në sy në përgjigjen e Becit është fakti se ai nuk e ka mohuar se ka dorëzuar dorëheqjen. Ai thjesht ka kërkuar më tepër kohë dhe kjo lidhet edhe me reagimin e Ramës. Lajmi se Beci mund të ketë dorëzuar dorëheqjen si kryebashkiak është përhapur vetëm një ditë para marshimit të protestës së qytetarëve kundër krimit të lidhur me Partinë-Shtet në Shkodër.

About Krye Redaktor

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …