Berisha zbulon bisedat në “SKY” për Ballën: Liroi autorët e tritolit ndaj Lulzim Kullës dhe…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një interviste për emisionin “Top Story”, ka nxjerrë disa biseda nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc” të cilat janë në duart e drejtësisë, ku pretendon se personazhe të krimit të organizuar i referohen ministrit Taulant Balla.

Sipas liderit demokrat, grupi i Bajrave në Shkodër deklarojnë se “E kemi tonin Taulantin”, gjatë kohës kur merreshin me lojërat e fatit dhe sipas Berishës, ata i referohen Taulant Ballës.

Po ashtu, Berisha deklaroi se ish-ministri i Brendshëm ka liruar nga qelia dhe autorët e vënies së tritolit ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, duke telefonuar një magjistrat, i cili sot është anëtar i KLP-së.

“Të të jap një provë. Merr dhe lexo regjistrimet. Dy vetë i vënë eksplozivin për ta ekzekutuar Lulzim Kullën. Eksplozivi e plagosi, por nuk vdiq. Taulant Balla merr në telefon anëtarin aktual të KLP-së dhe i thotë “urgjent të lirohen” dhe kjo ndodhi. A do të të jap për Taulant Ballën, lexo çfarë thonë Bajrat kur merreshin me lojërat e fatit, “E kemi tonin Taulantin”. Çfarë e shtyn Gjokën t’i bëjë peshqeshe Spirogjokës, Elisës. Ne dënojmë, denoncojmë sepse janë gjëma e këtij vendi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …