Paraqitja publike e kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion” ka shokuar qytetarët dhe gazetarët.
Gazetarja Aranita Brahaj shkruan se ky është kryeministri që uli popullsinë dhe gjasmë rriti ekonominë.
“Ja mbërritëm kësaj dite …
Pasi uli popullsinë, kryeministri Rama po mburret se ka rritur Produktin e Brendshëm Bruto për frymë.
Normal që do rritet se ka më pak “frymë”.
Edhe llogaritë Rama i bën në euro. Në vitin 2013, 1 euro = 140 lek. Sot 1 euro është 98 lek,” shkruan ajo.
Kujtojmë se gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, mbi 1 milion shqiptarë kanë braktisur vendin.
Po kështu, fluksi i parave të pista e ka dërguar monedhën evropiane në rënie pikiatë.