Ulqinaku: Të shtunën ora 12:00 në Shkodër të marshojmë për liri kundër kthetrave të krimit!

Partia Demokratike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shkodranë që të bashkohen në marshimin protestë të ditës së shtunë ora 12:00 para bashkisë së Shkodrës.

Këshilltarja bashkiake e PD në Bashkinë Shkodër, Izmira Ulqinaku, në një deklaratë nga selia e PD-së së Shkodrës, tha se, Shkodra, Zonja e madhe, tashme është kryeulur nga kthetrat e krimit. Me bekimin e Edi Ramës, qyteti jonë është nënshtruar nga të fortët, të cilët sundojnë qytetin’, tha.

Deklarata e PD Shkodër

Në emër të Partisë Demokratike, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës, të gjithë prindërve që kanë vendosur të rrisin dhe edukojnë fëmijët në këtë qytet, të bëhen bashkë në marshimin protestë, ditën e shtunë me datë 2 nëntor, ora 12:00, para Bashkisë Shkodër.

Shkodra qyteti i artit e kulturës, qyteti i këngës e humorit, sot është transformuar në kopjen e shëmtuar te Palermos.

Shkodra, Zonja e madhe, tashme është kryeulur nga kthetrat e krimit. Me bekimin e Edi Ramës, qyteti jonë është nënshtruar nga të fortët, të cilët sundojnë qytetin.

Pasiguria ndihet kudo!

Situatën nuk e zgjidh dot Rilindja e as banda e policisë. Ata janë palë në fushata, për të ruajtur njeri tjetrin.

Ky terror që po instalon Edi Rama në Shkodër, do ti kthehet shpejt në boomerang!

Ditën e shtunë, ne do të marshojmë për liri.

Do të marshojmë kundër kthetrave të krimit.

Do të marshojmë për ti kthyer lavdinë Shkodrës; për ti kthyer qetësinë banorëve të saj.

Do të marshojmë për rendin e sigurinë e munguar.

Bashkohuni me ne, të shtunën, në pedonale para bashkisë, ora 12:00, në marshim!

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …