Alizoti: Duhet të protestohet më shumë, Edi Ramës po i vjen fundi!

Pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 persona mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit, opozita zhvendosi protestën në qytetin e Shkodrës, e treta në radhë për mosbindjen civile.

Në marshimin e opozitës, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, u shpreh se protesta e arriti qëllimin e saj, por duhet të duhet të ishim dhe para komisariatit, sepse pjesë e kësaj është dhe kupola e policisë

“Protesta e arriti qëllimin e saj, janë shumë njerëz, shumë qytetar dhe shumë zëra demokrat.

Duhet të protestohet më shumë, duhet të ishim dhe para komisariatit, sepse pjesë e kësaj është dhe kupola e policisë.

Protesta ishte përtej pritshmërive, e domosdoshme, kshuqë i themi Edit që njerëzit po afrojnë dhe është më keq për ty”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

“Livadhisjet filozofike” të Kosit… në kohë kolere…

Nga Iva V.GRILLO Shoh një merak të rritur në rrjet nga disa relativizues profesionistë të …