Nga Nikola KEDHI
Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA, është e rëndësishme për popullin amerikan – dhebotën në përgjithësi—të marrë në konsideratë pasojat e jashtëzakonshme të një mandati të dytë për Donald Trump.Presidenca e tij e parë shënoi një shkëputje të theksuarme një sistem që kishte çuar në elita jopërfaqësuese që vepronin në një mënyrë që binte ndesh me interesat e qytetarëve të zakonshëm.
Trump u ngrit si një mekanizëm mbrojtës për amerikanët e harruar që ishin lodhur nga të qenit të padëgjuar dhe të lënë pas. Presidenca e tij simbolizonte një ndryshim në politikën amerikane, duke theksuar një krizë përfaqësimi në Perëndim, ku elitat nuk përfaqësonin më njerëzit të cilët delegonin te këto elita pjesë të sovranitetit dhe vendimmarrjes së tyre.
Trump kuptoi pikërisht se kjo krizë përfaqësimi ishte çështja themelore, nga e cila buronin shqetësime të tjera si emigracioni i paligjshëm apo modeli i gabuar ekonomik. Përqendrimi i tij në politika që ishin më se normale dhe afërmendsh inkurajoi lëvizjet konservatore globalisht, duke i lejuar ato të sfidojnë idetë e të majtësqë prej dekadash kishte uzurpuar akademinë, kulturën dhe qeverisjen. E djathta ishte në tërheqje, dhe shumë forca të qendrës së djathtë kishin rënë pre e bullizimitdhe nënshtrimit që vinte nga një e majtë gjithmonë e më agresive, që kërkonte të impononte idetë e saj në çdo fushë. Falë jehonës dhe qëndresës që Trump bëri, shumë forca të së djathtës u inkurajuan, dhe kërkuar dhe një herë hapësirën që u takonte në jetën publike.
Nën udhëheqjen e Trump, SHBA përjetoi rritje të konsiderueshme ekonomike për shkak të politikave konservatore. Angazhimi i administratës së tij ndaj heqjes së barrës së tepërt rregullatore dhe burokratike, uljes së taksave dhe pavarësisë së energjisë nxiti dinamizmin ekonomik, me papunësinë që arriti nivelet më të ulëta historikedhe pagat që u rritën realisht me ritmet më të larta në dekada.
Prodhimi amerikan, i cili kishte qenë në rënie për dekada, tregoi shenja ringjalljeje ndërsa Trump rinegocioi NAFTA-n në USMCA, duke bërë të përfitojnësi punëtorët dhe bizneset amerikane.
Politika “AmericaFirst” pranoi se forca amerikane është thelbësore për stabilitetin global. Trump nuk është izolacionist! Me të, SHBA u angazhua në çështjet botërore në një mënyrë thelbësore, duke çuar në një situate relative paqe botërore.
Ai njohu dhe gjeti ekuilibrin e duhur midis nevojës për përfshirje amerikane jashtë vendit dhe kërkesës së qytetarëve amerikanë për transparencë dhe maturi në politikë të jashtme.
Një mandat i dytë për Trump do t’i lejonte atij të përfundonte punën që filloi, duke rivendosur prosperitetin ekonomik dhe pavarësinë energjetike – faktorë kyç në uljen e inflacionit dhe sigurimin e udhëheqjes së SHBA në një botë gjithnjë e më të varur nga burime jo të besueshme si Rusia. Vazhdimi i reformës së taksave dhe derregullimi do të ndezin më tej motorët e ekonomisë, duke sinjalizuar për të gjithë se këto politika konservatore funksionojnë – diçka që e majta përpiqet shumë ta pengojë.
Politika e jashtme e Trump përqafoi parimin e njohur të “paqes përmes forcës”. Marrëveshjet e Abrahamit – një seri marrëveshjesh normalizimi midis Izraelit dhe disa kombeve arabe – ishin një përparim historik në Lindjen e Mesme, një rajon i shënjuar nga paqëndrueshmëria dhe konflikti.
Këto marrëveshje shënuan një epokë të re bashkëpunimi dhe mundësish ekonomike, me vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Maroku që lanë mënjanë armiqësinë prej dekadash me Izraelin. Trump arriti atë që shumë e mendonin të pamundur: nxitjen e paqes në një rajon ku lufta shihej si e pashmangshme.
Strategjia e tij e presionit maksimal kundër Iranit gjithashtu mbajti në kontroll një kundërshtar kryesor, duke e dobësuar së tepërmi, dhe duke dekurajuar përpjekjet e tij për armë bërthamore. Administrata Bidenmë pas hoqi shumë nga sanksionet e Trumpit dhe i dha regjimit të Ajatollave miliarda dollarë.
Për sa i përket NATO-s, Trump e forcoi aleancën duke këmbëngulur që Evropa të bënte më shumë për mbrojtjen e vetë, duke përforcuar parimin e mbrojtjes kolektive dhe duke inkurajuar që balanca gjeopolitike të mbetej në Perëndim. Që atëherë, kjo qasje është dëshmuar thelbësore, me Evropën që e njeh gjithnjë e më shumë nevojën për një partneritet të vërtetë me SHBA-në.
Qasja e administratës së tij ndaj Kinës ishte gjithashtu novatore – Trump ishte presidenti i parë që e kuptoi kërcënimin e plotë të paraqitur nga Partia Komuniste Kineze, si ekonomikisht ashtu edhe gjeopolitikisht. Realizmi dhe forca e tij në politikën e jashtme do të jenë vendimtare ndërsa tensionet globale me Kinën, Rusinë dhe Iranin përshkallëzohen.
Një mandat i dytë i Trump do të ndihmonte në stabilizimin e një bote sërish në trazira. Me Rusinë që po bën luftë në Ukrainë dhe Kinën duke u zgjeruar në mënyrë agresive në Indo-Paqësorin, udhëheqja e Trump do të ripohonte rolin e Amerikës si mbrojtëse e paqes, pa ndërhyrjet e kushtueshme dhe joefektive ushtarake të administratave të mëparshme. Qasja e tij e ekuilibruar ofronte një alternativë të fuqishme: praninë e fortë amerikane pa angazhim të vazhdueshëm ushtarak.
Ne në Shqipëri e pamë denoncimin e komunizmit dhe regjimeve autoritare nga Trump si një qëndrim jetik edhe për rajonin tonë. Politika e Trump-it për paqe përmes forcës dhe thirrjet për një NATO më të fortë ishin pikërisht ajo që i duhej rajonit tonë për të kundërshtuar kërcënimet e vazhdueshme.
Angazhimi i tij për të luftuar Marksizmin kulturor është thelbësor edhe për ne, pasi ndihmon në mbrojtjen e shoqërive dhe familjeve tona nga ideologjitë që kemi parë të gërryejnë vlerat tradicionale gjetkë. Si një popull që duroi gjysmë shekulli komunizëm, ne i kuptojmë taktikat e reja të së majtës në mbarë botën dhe ne shikojmë tek politikat konservatore të Trump një mundësi për zmbrapsjen e kësaj forme të re të Marksizmit, për demokraci dhe stabilitet.
Ndoshta detyra më e rëndësishme për një administratë të dytë Trump është rikthimi i besimit në institucionet amerikane.
Shumë e perceptojnë gjithmonë e më tepër se burokratët dhe diplomatët amerikanë nuk po i shërbejnë më interesave kombëtare, por atyre të lobeve specifike që shtyjnë axhendat e së majtës ekstreme. Në shumë raste, ata ndërhyjnë në vende të tjera, duke pretenduar se veprojnë në emër të SHBA-së, ndërkohë që avancojnë ideologjitë përçarëse dhe ndonjëherë madje i nënshtrohen korrupsionit, duke dëmtuar si interesat amerikane ashtu edhe kombet e prekura.
Rëndësia e një mandati të dytë të Trump shkon përtej kufijve të Amerikës. Një SHBA e fortë, e begatë dhe e sigurt është thelbësore për stabilitetin dhe demokracinë. Nën Trumpin, Amerika dëshmoi se mund të ndiqte interesat e saj pa braktisur aleatët apo duke shmangur përgjegjësitë.
Politika e tij e jashtme e forcës, e shoqëruar me një ringjallje ekonomike në vend, do të siguronte një kundërpeshë të nevojshme për regjimet autoritare që tani sfidojnë rendin botëror. Shtetet e Bashkuara, në një farë mënyre Perandoria e kohës ku jetojmë, është në rënie. Administrata në ikje me tërheqjen nga lidershipi botëror, me skandalin në Afganistan, braktisjen e aleatëve, dhe dobësimin e Amerikës nga brenda me politikat e Marksizmit kulturor dhe ekonomik, ka përshpejtuar këtë rënie. Nëse duam që balanca gjeopolitike të qëndrojë në Perëndim, nevojitet një rimëkëmbie që vjen veç nga politikat e djathta, ashtu siç ka ndodhur kurdo përgjatë historisë.
Nëse Shqiptarët duan një aleat për interesat e tyre, e gjejnë te politikat e djathta të Presidentit Trump dhe një administrate të tij të dyte. Por u takon shqiptarëve që të shkojnë te kjo administratë dhe të luftojnë për interesat e tyre, të vënë në pah pasojat e politikës së gabuar të stabilokracisë dhe se si interesat e tyre dhe të administratës së re amerikanë përputhen.
Presidenca e parë e Trump shënoi fillimin e një epoke të re, në të cilën u rivendos sovraniteti amerikan, fuqia ekonomike dhe lidershipi global. Një mandat i dytë do ta përfundonte atë transformim, duke siguruar një të ardhme lirie, prosperiteti dhe sigurie jo vetëm për Amerikën, por edhe për botën./ Botuar në Newsmax
Gazeta RD