Geraldina Kola: Kjo qeveri nuk ka prioritet rininë dhe arsimin, por bashkëpunimin me bandat

Geraldina Kola, koordinatore e grupit rinor universitar demokrat ka folur mbrëmjen e sotme te Rruga e “Shpresës”, në tubimin e përnatshëm që mbahet në mbështetje të liderit të Partisë Demokratike, i arrestuar me urdhër të Edi Ramës që prej 30 dhjetorit 2023.

Në fjalën e saj Kola ngritur shqetësimet e rinisë, të një brezi që nuk pranon padrejtësitë e pushtetit.

Fjala e plotë

Mirëmbrëma të nderuar protestues, qytetarë të lirë e të patrembur.

Mirëmbrëma inderuar Profesor Doktor Sali Berisha.

Unë jam Geraldina Kola, koordinatore e grupit rinor universitar demokrat.

Dhe pa i harruar ata për të cilët më së shumti dua të ngre zërin sonte, mirëmbrëma të nderuar studentë, zëri I një brezi që refuzon të pranojë padrejtësitë!

Sot, si përgjatë githë mbrëmjeve tona në këtë rrugicë shprese, jemi këtu për të këerkuar drejtësi për këtë qeverisje të dështuar, arsim të dështuar, politikë të dështuar, figura politike të dështuara!

Jemi këtu për të thënë mjaft më me premtimet e pambajtura dhe fjale boshe!

Ne kemi nevoje per nje sistem dinjitoz arsimor.

Jemi te rraskapitur nga retorika e politikanëve qe mbajne ligjerata per te rinjte, por nuk japin as edhe nje mundesi për të zhvilluar potencialin tonë, nuk ndërmarrin asnjë hap për përmirësimin e sistemit veçse rritjes së tarifave në shifra të frikshme duke detyruar qindra e mijëra të rinj të heqin dorë nga ëndrrat e tyre.

Narko-qeveria ka vënë prioritete të tjera duke lëne arsimin në hije.

Studentët nuk kanë reshtur, nuk reshtin dhe nuk do të reshtin së denoncuari këtë qeveri të korruptuar që përvçse ka braktisur arsimin dhe po na mbyll dyert e së ardhmes, mbështet dhe bashkëpunon me bandat kriminale, lehtësisht të gjendura brenda në kuvend, duke kërcënuar qartazi të vegjël e të mëdhenj!

Ne, të nderuar protestues, meritojmë një qeveri që punon për ne, që investon për ne, për femijët tuaj, për nipërit tuaj, e kurrën e kurrës një qeveri që mbush xhepat e bandave.

Ne do të vazhdojmë qëndresën tonë, këtu dhe kudo në vendin tonë, për të rrëzuar këtë qeverisje që tradhëton nevojat tona, që nuk e do popullin e tij, që nuk e do Shipërinë!!

Dua te theksoj se, kjo qeveri e shitur, para pak kohësh në një protestë studentore, paqësore dhe korrekte të organizuar nga të rinjtë e Partisë Kemokratike, urdhëron policinë të fotografojë secilin protestues, në momentet gjatë mbajtjes së pankartave, por dua t’i bëj thirrje që të heqin kapelen e punës përpara se të pranojnë një turp të tillë kundrejt studentëve.

Ne nuk na trembin fotot tuaja, përkundrazi nuk do reshtim qendresën tonë, dhe ato pankarta do mahen lart derisa të shporreni nga institucionet shtetërore.

About Redaksia

Check Also

Pakti për universitetin si “shëndetësia falas”/ Xhaferri: Në 19 dhjetor studentët marshojnë nga Qyteti Studenti tek Ministria e Arsimit

DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARI I FRPD, BESART XHAFERRI Pakti për Universitetin i publikuar në 2018 …