Noka: Mesazhi i shkodranëve, Shqipëria në mosbindje civile!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka theksuar se marshimi-protestë i opozitës ‘dha mesazhin që Shkodra e refuzon krimin, Shkodra e refuzon pushtetin politik të mafies, Shkodra e refuzon korrupsioni dhe Shkodra dhe e gjithë Shqipëria janë në këmbë, në mosbindje civile’.

Në fund të marshimit në Shkodër, Noka tha se, nuk mund të pranojë askush një diktat të tillë. Diktati më i rrezikshëm nga të gjitha diktatet është diktati i krimit. Ky është mesazhi që dhamë sot ne. Djepin e kulturës nuk mund ta pranojmë që të kthehet në djep krimi.

“Mesazhin që Shkodra e refuzon krimin, Shkodra e refuzon pushtetin politik të mafies, Shkodra e refuzon korrupsioni dhe Shkodra dhe e gjithë Shqipëria janë në këmbë, në mosbindje civile për t’i dhënë zgjidhje politike Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë. Nuk mund të pranojë askush një diktat të tillë. Diktati më i rrezikshëm nga të gjitha diktatet është diktati i krimit. Ky është mesazhi që dhamë sot ne. Djepin e kulturës nuk mund ta pranojmë që të kthehet në djep krimi.

Sot jemi në një ditë proteste. Kemi lancuar hapat e mosbindjes civile. Janë 77 hapa, dy kemi realizuar. Janë dhe 75 hapa të tjerë për të arritur qëllimin”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …