Shkodra nën thundrën e krimit të organizuar, Spahia: Masakra të tilla s’ndodhin pa mbështetje politike

Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia, në marshimin për masakrën në Dobraç me 3 viktima, është shprehur se qytetarët ndodhen në thundrën e krimit të organizuar.

Ai u shpreh se shkodranët, dhe jo vetëm, janë traumatizuar nga masakra e ndodhur në mes të ditës, duke shtuar se një atentat i tillë nuk mund të ndodhë pa përfshirje të strukturave shtetërore.

“Ka pasur një trauma për të gjithë qytetin, ishte shok për mbarë shqiptarët nga ajo masakër e ndodhur në mes të ditës.

Qytetarët shkodranë ndodhen nën thundrën e krimit të organizuar, por edhe të vetëm, pa asnjë lloj mbështetje nga strukturat e shtetit.

Në vend të luftonin kirmin e organizuar, fakohen në mbështetje të tyre, kjo nuk ndodh pa mbështetje politike të Ramës.

Maskra të tilla nuk mund të ndodhin pa përfshirje të strukturave shtetërore. Ka pasur denoncim nga një prej viktimave dhe nuk pati reagim nga strukturat përgjegjëse për mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, tha Spahia.

About Redaksia

Check Also

Shantazhi/ Analisti: Veliaj kërcënon Ramën me një dosje mjaft të nxehtë!

Analisti Genc Burimi ka komentuar zhvillimet politike në vend, dhe kontrollin e ushtruar në shtëpinë …