Sot Shkodra foli…

Nga Luçiano BOÇI

Dha mesazhin e qartë se nuk e pranon krimin dhe përgjakjen e aq më pak vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Të thirrur nga Partia Demokratike, shkodranët u bënë bashkë për t’i dhënë mesazhin kësaj qeverie të krimit dhe të drogës se me Shkodrën duhet t’i bëjnë llogaritë mirë, sepse Shkodra nuk pranon t’ia zbehin historinë dhe kulturën.

Shkodra është djepi i kulturës dhe zemra e jetës së gëzuar!

Ka qënë dhe është.

Transmeton jetë, jetë kulturore dhe historike. Nuk mundet kurrë të pranojë të quhet qyteti i krimit dhe i bandave, siç Edi Rama dhe Benet Beci duan ta etiketojnë!

Falenderime për të gjithë banorët e Shkodrës që iu bashkuan marshimit kundër krimit, kryesisë së Partisë Demokratike të Shkodrës, seksioneve dhe grupseksioneve që u angazhuan për të lajmeruar dhe sensibilizuar çdo qytetar për pjesmarrje në marshim.

Falenderim edhe për mediat dhe gazetarët që pasqyruan marshimin e sotëm.

Faleminderit Shkodër, që gjithmonë zgjedh lirinë edhe pse nën presionin të madh diktatorial e kriminal!

About Redaksia

Check Also

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave

Nga Klodian TOMORRI Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me episode të dokumentuara të …