Mitingu i Ramës thellon krizën Shqipëri-Greqi

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një miting në Selanik të Greqisë, ku pretendon se sallën e ka mbushur me shqiptarë të këtij qyteti, edhe pse denoncimet kanë qenë të shumta se ai ka shpërngulur të gjithë administratën duke dhuruar “show” në vendin fqinj.

Vizita e Ramës në Selanik nuk shërbeu për të qetësuar gjakrat mes dy vendeve por përkundrazi kryeministri i vendit tonë u “përkujdes” që të thellojë akoma edhe më shumë krisjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ashtu si në takimin e Athinës disa muaj më parë, Rama edhe në Selanik vijoi me gjuhën e tij të ashpër ndaj fqinjëve.

  • Ministria e Jashtme e Greqisë i përgjigjet Ramës

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës në Selanik ku kryeministrit tha se “Vorio Epiri është një term i vdekur”.

Ministria e Jashtme Greke në reagim kërkon respektim të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri, si kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Më tej, Ministria e Jashtme kërkon respektim të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri, si kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Historia midis dy vendeve nuk ndryshon”, tha Ministria e Jashtme në përgjigje të deklaratave të Ramës, duke iu referuar fjalës së kryeministrit shqiptar kur tha se disa individë ishin angazhuar në protestë kundër ardhjes së tij, duke përdorur fletushka dhe parulla që lidhen me termin e “Vorio Epirit”.

Media greke, “Protothema” shkruan se komentet e Ramës erdhën pasi disa njerëz, të cilët ai i përshkroi si “fantazmat e së kaluarës”, protestuan për praninë e tij, duke përdorur fletëpalosje dhe slogane në lidhje me Vorio Epirin.

  • Rama: Vorio Epiri është një term i vdekur

Në Selanik Rama është pritur me protesta nga grekët nacionalistë, teksa gjatë fjalimit të mbajtur, Rama bëri edhe “viktimën”, duke thënë se këto ditë i kanë ardhur edhe kërcënime në adresë të tij.

Kreu i qeverisë shqiptare e konsideroi Greqinë si një partner të pazëvendësueshëm dhe një nga brinjët e trekëndëshit strategjik të politikës së Jashtme, edhe pse duhet theksuar se ka patur përplasje të shumta në lidhje me çështjen e Fredi Belerit.

“Diku këtu rreth e rrotull një grup fantazmash të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka dhe parulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajturi Vorio Epir, ata kanë bërë dhe kërcënime në adresën time të cilat mua vetëm më shkaktojnë keqardhje. Vorio Epiri është një term i vdekur me kohë e me vakt! Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të lodhur të qarqeve dhe individëve të dalë boje e kohe të këtyre anëve. Kush e përdor akoma këtë term tregon dritëshkurtësinë dhe pafuqinë e vet për të jetuar në shekullin 21. Këto janë fosile për gjynah, nuk janë një asnjë mënyrë arsye që të ushqejnë brenda nesh ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Për Shqipërinë, Greqia është një partner i pazëvendësueshëm, përbën një nga brinjët e trekëndëshit strategjik të politikës së jashtme. Për shqiptarët këtu, Greqia është shtëpia juaj, ku ju jeni sot qytetarë të barabartë të Europës, njësoj si grekët, pa asnjë dallim. Ku peripecitë në integrimin e plotë në shoqëri, janë kujtime dhe histori. Kujtime të trishta, por edhe histori krenarie në fuqinë historike të ambicies të prindërve që morën në krah fëmijët për të ardhur këtu për një jetë më të mirë”, deklaroi Rama.

  • Grekët e presin Ramën në Selanik me fotografinë e Kostandin Kacifasit

Nacionalistët grekë të forcave ekstreme të djathta e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama në mitingun që po mban në Selanik në kuadër të turit me diasporën.

Mediat greke kanë nxjerrë pamje të një grupi të vogël protestuesish që mbajnë në duar flamuj të Vorio Epirit dhe fotografi të Kostandinos Kacifas i vrarë nga policia në Bularat të Gjirokastrës në tetor të 2018-ës.

Protestuesit kanë varur pankarta me sloganin “Edi Rama largohu” dhe kanë hedhur slogane: “Rama jashtë Greqisë” dhe “Katsifas rron, ti na drejton”. Tubimi i kryeministrit Rama po mbahet nën masa të forta sigurie.

  • Largoi shqiptarët me politikat e tij, Rama në Selanik u premton mësues emigrantëve

Politikat qeverisëse së kryeministrit Edi Rama kanë bërë që qindra mijëra të lënë vendin në një dekadë. Për këtë arsye qindra shkolla fshatrash u mbyllën, ndërsa edhe universitetet u boshatisën.

Ndërsa sot Edi Rama në takimin e tij në Athinë kërkon të mashtrojë shqiptarët që përzuri vetë, duke u premtuar se do u gjejë mësues për fëmijët në Greqi.

“Shqiptarë të Greqisë mirë se ju gjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni që t’ju prezantoj disa nga ne që siç e premtova pas takimit të parë do të na ndihmojnë t’u qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe. Janë 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqiptarë që ministria do lidhë kontratë pune për tu mësuar gjuhën amtare vogëlushëve shqiptarë. Siç mund ta merrni me mend janë 8 gra”, tha Rama.

Por Rama si duket harron realitetin e hidhur në vendin që drejton, për shkak se shumë shkolla kanë kyçur dyert, si pasojë e shpopullimit dhe ikjeve masive të familjeve shqiptare.

Të dhënat e fundit të Census-it treguan një rënie drastike të popullsisë në Shqipërinë, që ishte tkurrur në 2 milionë banorë. Shpopullimi i popullsisë u soll në vëmendje edhe nga Komiteti ndërqeveritar për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, ku u ngrit alarmi për ikjen e të rinjve dhe jo vetëm.

  • Rama u përcoll me protesta në Selanik, Berisha: Ja plasën të vërtetat në fytyrë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, si pjesë e turit të tij me diasporën.

Jashtë ambienteve ku zhvillohej takimi, një grup prej disa shqiptarësh që jetojnë në Greqi protestuan kundër tij, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes së Ramës.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, lidhur me këtë, reagoi përmes një postimi në Facebook, duke përgëzuar protestuesit për qëndrimin e tyre, dhe që ia “plasën në fytyrë” mesazhin e tyre kryeministrit që lideri i opozitës e quan një Çubrilloviç shqipfolës.

“Tani voten na kerkon nga Shqiperia na debon! Nderim protestuesve që ia plasën në fytyrë Edi Ramës, Çubrilloviçit shqipfolës”, shkruan Berisha teksa poston videon më poshtë:

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë Alex Soros për udhëtimet misterioze në Shqipëri

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka bërë thirrje FBI-së që te hetojë udhëtimet e Alex …