Video/ Rama u përcoll me protesta në Selanik, Berisha: Ja plasën të vërtetat në fytyrë!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, si pjesë e turit të tij me diasporën.

Jashtë ambienteve ku zhvillohej takimi, një grup prej disa shqiptarësh që jetojnë në Greqi protestuan kundër tij, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes së Ramës.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, lidhur me këtë, reagoi përmes një postimi në Facebook, duke përgëzuar protestuesit për qëndrimin e tyre, dhe që ia “plasën në fytyrë” mesazhin e tyre kryeministrit që lideri i opozitës e quan një Çubrilloviç shqipfolës.

About Redaksia

Check Also

Himçi: Mazniku dhe Llatja “konsultim” për reformën territoriale sa për sy e faqe! Skenari për të shkrirë Cërrikun dhe Belshin

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I PD, BLENDI HIMÇI Procesi i konsultimeve publike për reformën territoriale, …