Berisha nxjerr videon: Në vend të Salianjit duhet të ishin kriminelët Rama-Xhafa!

Në një video-regjistrim publikuar nga kreu i PD, Sali Berisha, Albert Veliu (Babale) shprehet se Agron (Geron) Xhafaj i ka ende 300 mijë euro borxh për “12 kile” në Itali, ndërsa Fatmir Xhafaj duhet t’i kërkojë falje sepse bashkë kishin një pakt.

Ai shton më tej se Ervin Salianji nuk ka fare lidhje me këtë ngjarje, teksa sipas tij, “skenari” është krijuar nga Alfred Alizoti, bazuar në ato çfarë kishte dëgjuar prej tij, duke e mbajtur nga pas. Sipas Albert Veliut, dëshmitari Fredi Alizoti u pagua nga Fatmir Xhafaj apo vëllai i tij Agron Xhafaj.

“Në vend të Salianjit duhet të ishin kriminelët Rama-Xhafa. Dëgjojeni sipas deshirës Babalen, Alfred Veliun. #sb”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …