Mandati i deputetit të PS, Bardhi-Spiropalit: Çështja të kalojë në Kushtetuese!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali ku u kërkon të mbledhë Këshillin për Rregulloren në lidhje me mandatin e deputeti të PS, Vullnet Sinaj.

“Znj. Kryetare e Kuvendit, Me mocionin nr. 3160 Prot., datë 08.08.2024, jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kanë kërkuar “Ndjekja e procedurës parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj” dhe “Dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”. Ky mocion nisi shqyrtimin në mbledhjet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, duke zhvilluar 2 mbledhje, por nga data 18 Shtator 2024, Kryetarja e Kuvendit nuk ka thirrur më mbledhje të këtij Këshilli, duke penguar vijimin e procedurës parlamentare dhe dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Ky pengim i Kryetares së Kuvendit është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, dhe gjithashtu një cënim flagrant i të drejtës kushtetuese të 1/10 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në këto kushte, në përputhje me nenet 70, pika 4, të Kushtetutës dhe nenit 13 e 119/1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë: (i) Të thërrisni mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për vijimin e shqyrtimit të mocionit të paraqitur nga subjekti kushtetues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit; si dhe (ii) Përfshirjen në Rendin e Ditës së një prej seancave më të para të Kuvendit dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.

Image

About Redaksia

Check Also

Protesta nuk ndalet pavarësisht kërcënimeve me gjoba, qytetarët sërish para zyrës së Ramës

Protestat kundër qeverisë kanë vijuar edhe këtë mbrëmje para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë, studentë …