Masakra në mes të ditës në Shkodër, Çlirim Gjata: Sot krimi e ka në xhep policinë!

Anëtari i këshillit kombëtar të PD, Clirim Gjata, nga rruga e shpresës u shpreh se krimi e ka në xhep policinë, dhe nuk guxojnë të ndjekin krimin, por kanë detyrë të bllokojë protestat e opozitës.

“Të nderuar qytetarë, ajo që ndodhi në Shkodër, në atë krim makabër, në atë masakër, policia shprehet se ata u nisën për të vrarë vetëm një njeri, pavarësisht se ajo doli me 4. Ky është qëndrimi më cinik dhe antinjerëzor që policia mund të mbajë.   Kjo është të mos kesh respekt për jetën, për njeriun. Në mes të ditës shkaktohet një masakër e tillë, po çfarë ka bërë policia, një javë pasi ka ndodhur krimi? Asgjë.

Krimi e ka në xhep policinë, pasi policia nuk guxon të ndjekë krimin, ka si detyrë të bllokojë protestat e opozitës”, tha Gjata.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …