Një vrasës u nxorr nga burgu për të tërhequr zvarrë Metën?

Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thotë se duan të kenë informacion se kush janë emrat e punonjësve të pretenduar të policisë, të cilët kryen sipas tij aktin e rëndë ndaj Ilir Metës.

Dyshimet janë se njerëz të inkriminuar kanë qenë brenda grupit të banditëve që tërhoqën zvarrë Ilir Metën. Në deklarata e LSI të bërë vetëm pak momente pas arrestimit, bëhet fjalë për dy kriminelë që kanë veshur me uniforma policiemarrë pjesë në operacion. Një prej këtyre dy banditëve dyshohet se është një vrasës që është liruar nga burgu dhe është veshur me uniformë për të bërë atë rrëmbimin.

Sipas Blushit, këto institucionet duhet të kthejnë përgjigje brenda datës 7 nëntor.

“Të na vini në dispozicion brenda datës 07.11.2024 emrat e të gjithë skuadrës së pretenduar policore që më datë 21.10.2024 ekzekutuan Urdhrin për ekzekutimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024, së Gjykatës së Posaçme e Shkallës së parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj Z. Ilir Meta, në kundërshtim të hapur me nenin 28 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke trajtuar Presidentin e Partisë së Lirisë dhe ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë degraduese dhe poshtëruese; 2. Emrat e personave që kanë urdhëruar dhe kanë udhëhequr këtë operacion kriminal”, tha Tedi Blushi.

Blushi thekson ndër të tjera se arrestimi i Ilir Metës është bërë në kundërshtim me ligjin. Ai thotë se nëse nuk i përcillen emrat do të ndiqet rruga e drejtësisë, duke i kallëzuar penalisht.

About Krye Redaktor

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …