Bardhi: Do jemi në Kuvend kundër buxhetit të oligarkëve! Rama frikacak…

Pas rreth 2 orëve mbledhje të Grupit, PD ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë fuqishëm buxhetin e 2025, të cilin e konsiderojnë si buxhetin e oligarkëve.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë të ditur vendimarrjen e gurpit, për të cilën tha se në unison është vendosur të mos ketë normalitet në Kuvend, sa kohë që mazhoranca vendos në kundërshtim me vendimarrjen e Kushtetutës të përjashtojë deputetët e opozitës.

Sipas Bardhit, Rama nuk do të mundet kurrë që të njxjerrë jashtë Kuvendit deputetët e opozitës, pasi këta të fundit janë të vendosur t’i prijnë aksionit të mosxbindjes ciivile dhe popullit opozitar.

Edhe pse nuk kanë nurmat e mjaftueshme në Kuvend pë rtë garantuar ndryshimin e buxhetit, Bardhit tha se PD do të paraqesë amendamente, që sipas tij mbështesin femerin, pensionistin dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, e jo një buxhet që shkon për llogari të Belndia Ballukut dhe skemës 5D të Erion Veliaj.

“Vitin e kaluar siç ishit dëshmitar kishim një vendimarrje grupi që s’do kishte normalitet pa u plotësuar kushtet. Në rastin konkret aksioni politik i PD për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, do të vazhdojnë. Depuetët do t’i prijnë atij aksioni dhe opoulli opozitar, dhe deputetët do të përfaqësojnë interesin qytetar sipas pritshmërive të tyre në seancë. Ne në raport me Kuvendin do vendosim rast pas rastin. Nëse shpresojnë se do të lëmë terren të lirë për t’i hapurr rrugë buxhetit të oligarkëve të Ramës, e ka gabim. Ne do të mbështesim buxhetin për pensionistët, fermerët, sepse përfaqësuesit e vetëm, realë të qytetarëve janë deputetët e PD.

S’ka pasur vendimarrje të grupit parlamentar që do të ketë normalitet. Së bashku me kushtet që e mundësojnë rikthimin në normalitet Gr.parlamentar ka reaguar ndaj një padrejtësie kushtetuese ndaj burgosjes së Salianjit, apo një akti të pashembullt të refuzimit të vendimeve të Kushteteuses nga mazhoranca. Sa herë të ketë raste të tilla, PD do të reagojë fuqishëm.

Nga sot do jemi brenda parlamenteti, në komisione  për të bërë detyrën se çfarë buxheti kanë sjellë Rama dhe ata të përjashtuarit do të jenë. Është vendimarrje e Ramës për të nxjerrë opozitën jashtë Kuvendit. Rama është frikacak që s’e do opozitën në kuvend. Ka bërë gjithçka për ta nxjerrë jashtë opozitën, përmes një rregulloreje të shfuqizuar nga Kushtetuesja. U duhet thënë e vërteta shqiptarëve, deputetët e opozitës s’lejohen të bëjnë punën e tyre.

Ne s’kemi ikur nga parlamenti, ikja do të thotë të braktisësh mosbindjen civile dhe përballjen. Në do të jemi në përballje në çdo front, në rrugë me qytetarët dhe do t’i prijë aksionit të mosbindjes civile. Ka një vendim të Kuvendit Kombëtar të PD, që në s’bojkojmë institucionet.

Ne s’kemi penguar askënd të futet në kuvend, ne jemi penguar. Përballja me gardën, ka qenë reagim i gr.parlamentar. Ne nuk ikim nga Kuvendi, e kemi bërë njëherë atë gabim më 2019, s’ka shanc të ndodhë më. I vetmi që i fshihet kuvendit është Rama, një frikacak. Vendos të fshihet e të mos përballet. Deputetët e opozitës s’janë frikacakë, do të jemi aty për t’u përballur.

Jemi për të diskutuar buxhetin, me fakte që s’është buxheti iqytetarëve por 5 individëve. I Belidna Ballukut, Veliajt, që t’i vjedhje me 5D, buxheti i korrupsionit. Detyra jonë ta kthejmë në buxhetin e qytetarëve. Opozita s’ka votat  e mjaftueshme për të miratuar buxhetin që do të dëshironte”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …