Votat e para Trump-Harris dhe parashikimet

Adriatik Dosti

Sipas nje traditite tipike amerikane qe daton qe prej vitit 1960 i pari qe hapi e mbylli zyrtarisht garen presidenciale te 2024 qe mbreme ne mesnate pra duke gdhire e Marta e 5 nentorit …ishte fshati i vogel ne kufi me Canadane ne New Hampshire – Dixville Notch .

Ne 6 votat e para 3 ishin per Trump e 3 per Kamalen .

Nderkohe per shkak te diferences se ores ne disa shtete te USA votimi filloi zyrtarisht qe ne oren 5.30 te mengjesit …e ne pjesen tjeter te shteteve te tjera ai do te startoje pak me vone per tu mbyllur ne oret e para te darkes.

Kamala mesohet se do ti ndjeke zgjedhjet e sotme qe nga Washingtoni ku po merret edhe me nje aktivitet te saj ndersa Donald qe nga Florida duke festuar me miq te tij te afert nje event familjar.

Parashikohet nje gare a beteje shume e forte vote per vote e head to head ( koke me koke ) thone analistet e ketushem me goxha pervoje ne kesi ngjarjesh .

Egziston gjithashtu edhe frika e nderhyrjes apo manipulimit te zgjedhjeve si nga forca te qellimeshme ,te para ditura e te para lajmeruara te brendeshme po ashtu edhe nga forca te jashteme te angazhuara ne forma te ndryshme nga me te sofistikuarat per te krijuar pa siguri, percarje, kaos, dhune e panik tek zgjedhesit amerikane .

Gjithesesi ata qe pergjigjen direkt per kete ngjarje madhore te historise se shtetit amerikan kane dhene garanci e siguri te nivelit te larte duke theksuar se do bejne gjithe c’ kane ne dore e c’ parashikon ligji e kushtetuta amerikane qe te respektohet ne maksimum procesi i rregullt zgjedhor si dhe vota e verdikti personal i cdo votuesi amerikan .

Sondazhi i fundit bere publik mbreme vone publikoi te dhena vertet interesante ku …sic dihet ne bastionet e tyre si Republikanet po ashtu edhe Demokratet kane te njejtat pritshmeri ndersa ne 7 shtetet Swing ( te lekundura, te pa vendosura e te pa parashikueshme nga te dyja kampet ) sondazhi i fundit ka nxjerre kryesues Trump.

Jane pikerisht keto 7 shtete nga ku me siguri absolute do te dale edhe fituesi ne garen presidenciale mes Trump e Harris.

Ja situata e oreve te fundit ne 7 shtetet Swing …

Ne Pensilvania Trump – Harris – barazim

Ne Wisconsin – Harris + 1 pike

Ne Michigan – Harris + 1pike

Ne Nevada – Trump + 1pike.

Ne Georgia – Trump + 1 pike

Ne North Carolina – Trump + 1 pike

Ne Arizona – Trump + 1 pike.

A.R.D

About Krye Redaktor

Check Also

Gallup: Rënie rekord e besimit të amerikanëve tek sistemi gjyqësor, akuzat ndaj Trump…

Besimi i amerikanëve në sistemin gjyqësor dhe gjykatat e vendit ka shënuar rënie në një …