Berisha: Drejtësia e Soros turpi i Amerikës dhe i njerëzimit! Përveç Shqipërisë, nuk ekziston kund në botë

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar drejtësinë e financuar nga Xhorxh Soros në ShBA, duke e quajtur turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit.

Berisha tha se, drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit. Përveç Shqipërisë, nuk ekziston kund në botë.

“Miqtë e mi, Zoti e deshi që të ketë disa ngjashmërira midis opozitës shqiptare dhe opozitës së SHBA-ve, presidentit Donald Trump.

Edi Rama, Taulant Balla, etj., goditën tek shkon në miting me objekt hekur me qëllimin e verbër që Sali Berishës t’i shuhej zëri, të mos fliste dot.

Donald Trump-i, po në publik kërkuan t’i mirrnin jetën ata që donin të përcaktonin presidentin e SHBA-ve, jo me votën e amerikanëve, por me dhunën më të egër njerëzore.

Dhe pasi dështuan, e përsëritën përsëri. Ndaj edhe u thashë, 5 ditë përpara zgjedhjeve, deklarova se mbështesim kandidatin e Partisë Republikane, pa qenë të sigutë se ç’do të ndodhte më vonë.

Por, drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit. Përveç Shqipërisë, nuk ekziston kund në botë, sepse prokurorët që bënin fushatë me reklamat televizive se do ta pjekim në hell po u zgjodh Donald Trump-i.

Formuluan ndaj tij akuza monstruoze, njëlloj si këta prokurorë, qenie mercenare që konsiderojnë korrupsion pagesat e vajzës për të atin, të deklaruara. Bamirësitë për fëmijët që kanë nevojë për mjekim.

Monstrat janë monstra kudo që ndodhen. Ato kanë verbërinë njerëzore.

Miqtë e mi, a nuk e ndaloi Edi Rama emrin tim në fletën e votimit?

A nuk ia ndaluan Donald Trump-it emrin në disa shtete në fletën e votimit?

A është e vërtetë kjo, apo jo? Na morën vulën. Pra, ngjashmërira kemi.

Po së fundmi, a nuk përdorën McGonigalin, ky tradhëtar i flliqur, i shitur i kombit të tij që vjen korruptohet në zyrat e Edi Ramës. Zyrtari i agjencisë më të fuqishme të botës.

A nuk ishte ky, MCGonigal që persekutoi shpifje e trilloi për dosjen ruse për Donald Trump-in?

Gjë që ai e tha dhe mbeti epike: le kalbet në ferr gjer në fund, tha Donald Trump për McGonigalin.

Ne themi: le të kalbet McGonigali bashke me Edi ramën deri në fund!”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …