Këlliçi: Fitorja e Trump një ogur dhe shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi deklaron se, fitorja e Presidentit Donald Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore, për ne shqiptarët dhe për të gjithë globin.

Këlliçi shprehet se ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave dhe uron që kjo fitore e Trump, një ogur dhe shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon.

POSTIMI I KËLLIÇIT
Sot e ‘pamundura’, u bë e mundur! Ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave. Donald Trump sot shkroi historinë e politikës botërore me rikthimin e tij kundër të gjitha parashikimeve!

Fitorja e Presidentit Donald Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore, për ne shqiptarët dhe për të gjithë globin!

 

 

Dita e sotme është po ashtu një triumf i qytetarit amerikan që shfaqet tek liria e tij për të vendosur vetë, tek fuqia e tij për ta bërë ndryshimin, pavarësisht çfarë thotë propaganda, e çfarë kerkojnë elitat dhe establishmenti.

Qoftë kjo ditë dhe kjo fitore e Presidentit Trump, një ogur dhe shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon, në krye të punëve të vendit 🇦🇱🤝🇺🇸

Kellici Fb

About Redaksia

Check Also

Kallëzimi për gjyqtaren Gjoka, Kalaja: Paraqita provat në SPAK, kemi të bëjmë me një krim vijues të Irenës me disa mbiemra!

Avokatja Adriana Kalaja ka folur për mediat pas daljes nga SPAK ku ishte për të …