Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te mbështetja publike që dha për kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale 2024.
Berisha tha se, Kodi i nderit dhe i marrëveshjes kërkonte që unë të qëndroja, pavarësisht rezultatit dhe çmimit.
“Miq, dua të jem i sinqertë me ju. Nuk kisha asnjë parashikim timin, sepse siç e patë ju kundër Donald Trump-it u përdorën aktet më të rënda. U dëmtua dy herë në mënyrë mizore jeta e tij, vetëm e vetëm që ai të mos ishte presidenti i 47-të i SHBA-ve.
Nga ana tjetër, ndaj tij lëshoheshin etiketat më të pamerituara. Një njeri që qeverisi, drejtoi Amerikën për 4 vite dhe që nuk burgosi, nuk paditi një gazetar të vetëm, kundërshtar të tij, një njeri që i bëri amerikanët më të pasur, më të sigurtë, e demonizonin çdo ditë në shkallën më ekstreme me epitetet nga më të turpshmet.
Mblidhnin mbarë botë të shprehej kundër tij. Edi Rama organizonte takime gjoja me diasporën për të lobuar për kundërshtarin politik etj, etj.
Pra, nuk ishte e mundur për mua të parashikoja se cili do të ishte fitimtari, por kodi i nderit dhe i marrëveshjes kërkonte që unë t’u qendroja atyre, pavarësisht nga çdolloj rezultati dhe çdlloj çmimi.
Nuk e bëra deklaratë për veten time, jo absolutisht. E bëra për ju, demokrate dhe demokratë, për opozitaret dhe opozitarët. E bëra për për shqiptarët dhe shqiptaret.
E bëra për ju, sepse ai që mund të quhet kovodi moral i kohërave, Xhorxh Soros dhe doktrina e tij kanë shndërrua Shqipërinë në laboratorin eksperimental të shkatërrimit të vlerave, të shkatërrimit të familjeve, të ndërtimit të narkoshtetit, të përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.
Atë prononcim, atë thirrje për anëtarët e PD, mbështetësit e saj në SHBA, nuk e bëra për veten time, as për të ndërhyrë në zgjedhje të kujt, por e bëra sepse Shqipëria, republika e drogës dhe e Xhorxh Sorosit përjetoi një nga krimet më të rënda, dramat më të mëdha, grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare”, tha Berisha.