Baçi-ministrit: Futët FNSH të armatosur në Kuvend! Nuk na trembni dot, harrojeni!

Deputeti Luan Baçi, ka debatuar me ministrinë Brendshëm Ervin Hoxha, në lidhje me atë që ndodhi pak javë më parë në një nga seancat plenare ku deputetët e PD nuk lejoheshin të futeshin në seancë, pasi ishin të përjashtuar me vendimin e Sekretariatit të Etikës.

Baçi këmbëngul që forcat e FNSH ishin të armatosur në oborrin e Kuvendit, gjë që konsiderohet gënjeshtër nga ministri Hoxha.

Debati

Baçi: Normaliteti ju imponua nga gjykata. Nuk ka nevojë për vendim gjykate, mjafton të zbatoni rregulloren e Kuvendit.

Në Kuvend janë futur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Kanë qenë me armë dhe duhet të mbani përgjegjësi.

Hoxha: Turp të të vijë.

Baçi: Ty të të vijë turp që gënjen ashtu. Harrojeni që mund të kem frikë. Sot nuk ka normalitet, nuk kemi ardhur këtu të bashkëpunojmë me ju. Doni të na zhbëni dhe të vidhni rehat. Nuk ka seancë normale me ju, por vetëm me qytetarët”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …