Berisha: Do t’i kërkojmë Komisionit të Venecias rishqyrtim të reformës në drejtësi

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se Partia Demokratike do bëjë kërkesë në Komisionin e Venecias që të rishqyrtojë tërësisht reformën në drejtësi në Shqipëri, në mënyrë që sipas tij “ti jepet fund batërdisë”.

Ai shprehet se reforma në drejtësi u mohoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë e të duhur.

“Partia Demokratike ka në plan pa diskutim angazhimin e komisionit të Venecias për rishqyrtim tërësor të kësaj batërdie e cila në fund të fundit u mohoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë e të duhur. Ajo asgjësoi sigurinë ligjore, shtyllën kryesore të shtetit ligjor dhe krijoi monstruozitetin më politik në akt-akuzë të njëjtë siç ka ekzistuar gjatë diktaturës”, tha Berisha në “Now me Erla Mëhilli”.

About Redaksia

Check Also

Noka pas takimit me protestuesit e arrestuar: Pushteti i horrave do të marrë fund, mbajmë shënim çdo emër!

Deputeti i PD Flamur Noka, pas një vizite tek protestuesit e shoqëruar në ambientet e …