Berisha: Fitorja e Trump goditja më e rëndë ndaj ekstremit të majtë që financohej nga monstra Xhorxh Soros

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te fitorja plebishitare e Donald Trump, si Presidenti i 47-të i Amerikës.

Berisha tha se, fitorja e Trump ishte goditja më e rëndë ndaj ekstremit të majtë, që financohej dhe frymëzohej nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ju pararendësve të fitores së opozitës shqiptare, fitores së Shqipërisë dhe kombit shqiptar mbi narkoshtetin, krimin, drogën dhe të shkuarën e tij.

Të dashur miq, një përshëndetje gjithashtu dua t’u bëj oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që çdo natë me guxim përcjellin tek mbarë shqiptarët të vërtetat e hidhura, por edhe perspektivën që çel opozita shqiptare sot në rrugën drejt fitores.

Të dashur miq, fitorja e djeshme e presidentit Donald Trump, fitore mbi hipokrizinë, mashtrimin, por dhe mbi agresionin ndaj dinjitetit dhe identitetit të njeriut, ishte goditja më e rëndë që ekstremi i majtë ka marrë në të gjithë dy dekadat e fundit.

E financuar dhe e frymëzuar nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, për fatin më të keq së pari të kombit amerikan, por pastaj të miqve dhe partnerëve të SHBA në botë, bazuar në këtë ideologji, u vërsulën kundër identitetit të njeriut.

Kundër dinjitetit të tij.

Kundër familjes, folesë mijëravjeçare të shoqërisë njerëzore, të civilizimit njerëzor”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …