Dokumenti/ Si Soros diktoi Reformën në Drejtësi

Nga Basir ÇOLLAKU

Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një histori Noc Rrokësh, siç sokëllin Rama i tretë në grahmat kur i rrotullohen arrestet me breshëri, në parti, qeveri, bashki dhe në shtëpi.

Në frur, (shkurt) të vjetit 2015, Kuvendi bën ujdi bashkëpunimi me Fondacionin Shoqëria e Hapur, “SorosI” për Shqipërinë. Me target dorëvënien në drejtësi. Duket në tekst se kush është shefi. Dhe firmëtarja e pushtetit, ish sekretarja e Kuvendit Albana Shtylla, gradohet më vonë në krye të Komisionit të Posaçëm të Apelimit pavarësisht se ishte përcaktuar ndryshe në shkresa.

Po si u përzje Soros në këtë mesele ligjesh??!

Ku duket qartë epërsia diktuese e tij. Me një projekt të gatshëm siç ata kanë dashur. Ekspertët ndërkombëtarë me formim ku thërret qameti e gjysëm për më tepër kanë qenë në përballje e akuza ligjore nga EULEX në Kosovë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Opozita, PD duhet të bëjë transparencë të plotë të këtyre akteve ku shihet se kush është Noc Rroku i reformës. Të gjithë ekspertët nga Sadushi, Ibrahimi, Ina Rama, Albana Shtylla, e mjaft të tjerë ku sundojnë sigurimsat, u bënë drejtues të institucioneve ndryshe nga sa ishte përcaktuar në draftin e

Marrëveshja:

Memorandumi Bashkëpunimi nëpërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë

1-Fondacioni për Shoqërinë e Hapur Soros, në vijim Fondacioni, do të bashkëpunojë me Kuvendin me qëllim të sigurojë mbështetjen për realizimin e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, si dhe të strukturave funksionale që janë ngritur në asistencë të tij me qëllim përmbushjen e objektivave të përcaktuara në vendimmarrjen e këtij Komisioni, duke mundësuar zhvillimin e një reforme profesionale dhe cilësore në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira vendase dhe ndërkombëtare

2- Kuvendi merr përsipër mundësimin dhe garantimin e një procesi gjithpërfshirës transparent dhe politikisht konsensual, pjesë e së cilës do të jenë të gjithë partitë politike, institucionet e sistemit të drejtësisë, dhe sistemit arsimor të kësaj fushe, ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, subjektet e tjera të interesuara dhe opinioni publik.

3- Në kuadër të zbatimit të këtij Memorandumi dhe projektit bashkëlidhur palët marrin përsipër këto të drejta dhe detyrime:

3/1

Fondacioni “”Soros” ofron

3.1.1

Mbështetje në ekspertizë profesionale

1. a) Fondacioni do të përfaqësohet me një ekspert në Grupin e Ekspertëve të Nivelit të Lartë

b ) Do të ketë një përfaqësues të tij në zyrën e Sekretariatit Teknik i cili do të menaxhojë në shërbim të Fondacionit progresin e zbatimit të projektit, do të asistojë dhe këshillojë zyrën e Sekretariatit Teknik për koordinimin e saj

Firmosur

Për Kuvendin Albana Shtylla

Për Fondacionin Andi Dobrushi

Pika sqaruese:1..

Projekti bashkëlidhur këtij Memorandumi si pjesë përbërëse e tij, specifikon veprimtaritë që do të ndërmerren nga ana e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi, dhe strukturat në varësi të tij, të cilat do të mbështeten nga Fondacioni OSFA projekt i cili është miratuar me vullnetin e përbashkët të palëve…

 

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën me një fund të ngjashëm si të Asad

Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për …