Korreshi-Spiropalit: Sa more karrigen na vure gardhin metalik në Kuvend…

Deputeti i PD, Saimir Korreshi që në nisje të fjalës së tij në Kuvend, ironizoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali, për gardhin metalik që ka vendosur në Kuvend që me marrjen e mandatit si kyetare e Parlamentit.

Në fjalën e tij, Korreshi tha se dënimet e deputetëve të opozitës janë pa ligj e rregullore, ndërsa I kujtoi Spiropalit shkeljen që ka bërë duke mos mbledhur Byronë e Kusvendit, mbi përjahstimet e deputetëve.

Korreshi i ka kërkuar Spiropalit të mos veprojë si presidenti Begaj, që sipas tij shkon dhe bën fushatë për llogari të PS.

“E nderuar shoqja Spiropali na mori malli se s’kishim parë hekura, që kur erdhe ti s’kishim parë hekura në këtë madnat. U mallëgjyem se s’kishim parë hekura e s’dinim nga të futeshim.  Na keni dënuar pa rregullore, që na ka dënuar shoqaja Bushka, që është kryetare e Komisionit të Ligjeve. Përjashtuat 24 deputë pa ligje.

Edhe pse na tha që kemi të drejtë, sërish e hodhët poshtë. Pse nuk e mblodhe Byronë, pse s’e zbaton rregulloren. Ke detyrimin të mbledhësh Byronë, mos e lejoni të rrjedhë pa marrë vendim, si  presidenti i Republikës që vjen bën fushatë në Lushnjë për PS, vjen me defe e kitarë…s’kam respekt për të fare.

Pjesa tjetër, ju s’mund t’i gënjeni shqiptarët sepse ai vendim, është marrë në zyrat tuaja brenda Kuvendit të PS për të na përjashtuar. Gabimi jot është që s’ke  mbledhur Byronë se je kryetare e Kuvendit. Nëse s’di të lëxojë ligjet shoqaja Bushka, hiqeni nga kryetare”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Në 8 vitet e qeverisjes së PD janë bërë vetëm 26 përjashtime, PS vetëm në një sesion përjashtoi 46 deputetë

Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se, në 8 …