Ashtu si Këshilli Bashkiak i Durrësit, që rriti rrogën e kryetares Emirjana Sakos, edhe Këshilli Bashkiak i Fierit ka miratuar rritjen e pagave për kryetarin e bashkisë, Armando Subashi, nënkryetarët dhe disa zyrtarë të tjerë, ndërsa ka lënë jashtë 817 punonjës të shërbimeve bazë.
Rroga e kryetarit u rrit në maksimumin e lejuar prej 2.9 milionë lekësh të vjetra, ndërsa për tre nënkryetarët, Adela Hysenaj, Andius Olldashi dhe Eleni Gjikondaj, u rrit me 78%.
Megjithëse administrata përfitoi rritje, 13 administratorët dhe 13 drejtorët e drejtorive morën një rritje shumë më të vogël.
Këshilltarët bashkiakë përfituan gjithashtu nga kjo rritje, duke votuar unanimisht për miratimin e saj.
Nga ana tjetër, punonjësit e shërbimeve bazë do të vazhdojnë të marrin pagë minimale, pa përfitime nga ky vendim. Për këta të fundit, është përmendur një mundësi për rritje në vitin 2025.