Metaliaj: Kjo qeveri kërkon një parlament memec, ne do ta luftojmë këtë diktaturë të Ramës

Në rrugën e Shpresës, në ditët e 311 të “Qëndresës Qytetare”, mbajti fjalën e saj në podium edhe Deputetja e PD, Lindita Metaliaj, e cila u shpreh se shkelja e Kushtetutës nga Edi Rama e Spiropali është kthyer në një sistem që po e qeverisin prej 11 vitesh, por PD do të vazhdojë luftën kundër kësaj diktature.

Metaliaj cilësoi edhe njëherë se, kjo qeveri që përdor forcat speciale kundër deputetëve, ka si qëllim një parlament memec të cilin PD nuk do ta lejoj duke thënë gjithmonë të vërtetën mbi abuzimet dhe korrupsionin që po ndodh në vend.

“Ky është parlamenti i fjalës së lirë, nga ku buron e drejta e fjalës për të pasqyruar realitetin e hidhur dhe të trishtë ku jemi sot.

Sot u futëm në parlament pas një vendimi të Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila vendosi që të 24 deputetët e PD të përjashtuar pa ligj pa kushtetutë, në shkelje të rregullores së Kuvendit, si rezultat i një vendimi abuziv që zonja 5 milion euro me urdhër të Edi Ramës dha për deputetët e opozitës, por ata vendosën që ishte pa ligj.

Pasi rregullorja ishte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, ne e dimë mirë që shkeljen e kushtetutës Edi Rama, Spiropali e kanë kthyer në sistem dhe kështu po qeveris prej 11 vitesh.

Por ta harrojë që do të vazhdojë, ne jemi bashkë, në jemi PD që kemi përmbysur diktaturën më të egër komuniste dhe ne të gjithë bashkë do ja dalim të rrëzojmë diktaturën e Edi Ramës.

Shpresova që do kishte një ndjesë publike për 24 deputetët nga zonja 5 milion euroshe, që futi forcat speciale për të dhunuar deputetët por nuk e bëri dhe nuk do e bëjë sepse ata duan një parlament memec, pa opozitë dhe pa fjalën e lirë të deputetëve të PD. Ne do jemi aty për ti përplasur në fytyrë të vërtetat e hidhura, abuzimet, korrupsionin”, tha Metaliaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …