S’ka hetim për deputetët e opozitës, SPAK: Nuk ka vepër penale!

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos fillojë hetimet pas referimit të Policisë së Shtetit për 23 deputetët që dogjën karriget në oborrin e Kuvendit. SPAK ka vendosur mosfillimin e hetimit për zhvillimet e 30 shtatorit në Kuvend, teksa Policia e referoi çështjen në organin e akuzës.

SPAK kreu disa verifikime duke arritur në përfundimin që nuk ka vepër penale duke vendosur mosfillim më datën 1 nëntor.

Specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1  referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

1 – Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

2- Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

3- Bledion Nallbati  39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

4-  Dhurata Çupi, 51 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

5- Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

6 – Xhelal Mziu, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

7- Lefter Gështënja., 52 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

8- Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

9- Ina Zhupa, 37 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

10 – Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

11 – Dashnor Sula, 59 vjeç,  për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

12 – Luan Baçi, 61 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës’

13 – Lodovik Hasani, 57 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

14 – Asllan Dogjani, 57 vjeç,  për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

15 – Helidon Bushati, 51 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

16 – Erisa Xhixho, 39 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

17 -Sorina Koti 40 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

18 – Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

19- Edmond Spaho, 66 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

20 – Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

21- Vangjel Dule, 56 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

22- Monika Kryemadhi, 50 vjeçe;  për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

23 -Isuf Çelaj, 60 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …