Berisha: 15% të buxhetit ja kanë dorëzuar lubi Ballukut! Unaza e Tiranës shkon 16 mln euro km

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në konferencën për gazetarët se, 15% e buxhetit të vitit 2025 do t’i jepet ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“A e dini e çfarë kanë bërë me buxhetin? 15% të buxhetit ja kanë dorëzuar lubi Ballukut, e cila unazën e Tiranës që ndërtohet prej 15 vitesh, sot është në gjysmën e punimeve dhe këtë gjysmë lubi Balluku e ka ndarë në 14 kontrata.

A e kuptoni? Janë 12-13 km janë ndarë në 14 kontrata për të vjedhur dhe çmimi shkon 16 mln euro km”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bujqësia dhe industria në recesion të gjatë, pa shenja rikuperimi!

Viti 2025 ishte i pesti që sektori bujqësor shënoi rënie të prodhimit, çka tregon se …