Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar gjatë konferencës së tij për mediat se qeverisja e PD do të investojë shumë për trajtimin e të sëmurëve në spitalin onkologjik ku se fundit ka shpërthyer një skandal i madh abuzimi nga mjekët dhe nga strukturat qeveritare.
“Në fakt, jo i ka lënë në baltë, por i ka vjedhur njëlloj si Tanardie në Vaterlo, që vidhte të plagosurit etj me radhë.
Kjo mungesë e tmerrshme ilaçesh, ky qëndrim ndaj mjeteve të mjekimit, vjen nga psikologjia kriminale e hajdutëve.
Dhe asgjë nuk justifikohet nga pamundësia, nga mungesa e fondeve.
Njëherë në radhë të parë Osman, të përgëzohej publikisht se kë bërë një nga investigimet, do të thosha më të rëndësishme dhe më të dobishme për shoqërinë shqiptare.
Ke nxjerrë në pah një situatë që shkon përtej imagjinatës njerëzore, aty ku të sëmurët, prindërit, familjarët dorëzojnë besimin, jetën e njerëzve të tyre.
Kështu që në këtë buxhet, ne do bëjmë çdo kalkulim në mënyrë që buxheti i këtij spitali të garantojë të gjitha fondet, jo vetëm për të gjitha kategoritë pa përjashtim të ilaçeve, dhe nuk mund të ketë kurrë ilaçe që nuk merren nga këto të sëmurë dhe që përdoren në spitalet publike të vendeve të BE.
Por, dhe për të gjitha aparaturat.
Është dramatike që PET-SCAN, të cilin ne e sollëm në mos gaboj mbi 12-13 vite më parë në Shqipëri, të mos ekzistojë, dhe i teknologjisë më të fundit, në Spitalin Onkologjik ku ka përdorimin më të madh.
Në lidhje me akseleratorët.
Akseleratorët janë importuar gjatë qeverisë së mëparshme. Dhe në rast se u kujtohet, Edi Rama shkoi dhe inauguroi bunkerin e instalimit të tyre në onkologjik.
Nuk ka diskutim se do importohen të tjerë, dhe do importohen me përparësi dhe do insistojmë që në buxhetin e këtij viti të parashikohen edhe të paktën dy akseleratorë të tjerë.
Nuk e di sa kushtojnë tani, në kohën tonë kur i kemi marrë, kanë qenë rreth 3 milionë euro. Le të jenë sa të jenë, ata do blihen.
A e dini çfarë kanë bërë me buxhetin? 15 përqind të buxhetit ia kanë dorëzuar Lubi Ballukut, e cila Unazën e Tiranës që ndërtohet prej 15 vitesh, nga viti 2010-2013 ne kemi ndërtuar tre lotet e para, Unaza e Tiranës që ndërtohet prej 15 vitesh, sot është në gjysëm. Dhe këtë gjysëm, Lubi Balluku e ka ndarë në 14 kontrata. A e kuptoni apo jo ju?
Dhe çmimi shkon 16 milionë euro kilometri nga 1.6 milionë euro që kushton autostrada 27 metra në Kroaci.
Pra, nuk ka dyshim që ne do plotësojmë çdo nevojë të këtij spitali dhe të spitaleve të tjera”, u shpreh Berisha.