Berisha: Sa të kem fuqi e mundësi do luftoj që veprimtaria politike e Sorosit të ndalohet me ligj nga kongresi i SHBA dhe PE

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar të luftojë e lobojë fuqishëm, kundër veprimatrisë politike të Soros.

Në konferencën me gazetarët, kryedmeokrati Berisha teksa iu referua dokumenteve të marrëveshjes Dobrusha-Shtylla, që sipas tij janë nën influencën e Soros, tha se do të luftojë që veprimtaria politike e tij, të ndalohet me ligj nga kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe PE në Evropë

Berisha e cilësoi Soros, një kryekorruptor të botës, blerës të politikanëve dhe censor i pamëshirë.

“Në një nga shtetet e SHBA-së, Ioëa, tradicionalisht republikan 4 ditë para zgjedhjeve, pollsterja me emrin An Selcer, botoi sondazhin e saj dhe këtë sondazh, ajo u tha amerikanëve se në mënyrën më paradoksale, më del se Donald Trump është me 44 pikë dhe Kamala Harris është 3 pikë para tij me 47. E vërteta është se e përdorën këtë sondazh për fat të keq, të gjitha mediat amerikane kundër Trump.

I dhanë hapësirën më të madhe. Dhe kur dikush e sulmoi, iu përveshën atij se si guxon të sulmosh ti më të respektuarën e sondazheve. Mirëpo kur sondazhi u kthye në popull, çfarë ndodhi? Doli se populli i Ioëa-s 57 për qind votoi për Donald Trump, 43 për qind votoi për Harris. Diferenca pra 14 pikë.

Pse ta thashë unë këtë ty, me lutjen më modeste mos i beso kurrë sondazhet që meritojnë vetëm një gjë, dizifiktimin e studion pasi ikën. Sepse janë instrumente të tmerrshme të mashtrimit publik. Unë ju dhashë ju vetëm shembullin e fundit, por unë kam shembuj më të mëdhej se ky.

Merr ti sondazhin ku thotë se vetëm 8%, në paturpësi absolute, kalon në histeri vetëm 8 për qind e qytetarëve mbështesin veprimtarinë e opozitës. Më fal çfarë po bën opozita. Opozita si kurrë më parë po përballet me fakte, me dokumente me të dhëna, po denoncon vjedhje pas vjedhje, skandal pas skandali, lidhje krim mbas krimi, ç’po bën tjetër opozita, vetëm po jep alternativën e vet.

Po si mund të mendojnë të fyejnë shqiptarët me rezultate të tilla. Nuk kuptojnë se janë bërë turpi i dheut dhe unë i them atij, zotërisë i cili për hir të së vërtetës, dua të them, personi që qëndron pas është i respektuar, por të kontrollojë ata që e bëjnë, sepse turpëron veten, turpëron betejën e njeriut për të vërtetë.

Të thuash ti se 2/3 mbështesin drejtësinë politike, nuk ka gjë më të pavërtetë. Është e vërtetë se në psikologji, koka e turkut funksionon, por detyra e sondazhit është të mos servirë si të vërtetë kokën e turkut, por opinionin e vërtetë. Prandaj ato janë vetëm trillime. Të garantoj se sondazhe të tjera tregojnë se shumica e shqiptarëve nuk aprovojnë kurrë drejtësinë politike të Edi Ramës, mercenarizmin e Altin Dumanit, Arben Krajës, etj., me radhë.

Përsa i përket komunitetit ndërkombëtar, gjithmonë kam respekt të veçantë, por jashtë teorisë së gabimeve nuk del askush dhe ky komunitet ndërkombëtar të siguroj, se një gabim madhor ka në mbështetjen një dështimi, reformës së dështuar në drejtësi të Xhorxh Sorosit. Këtu kam unë dokumentet e marrëveshjes famëzezë Dobrusha-Shtylla, Soros-Parlament, janë dhe nën influencën e Xhorxhit, por kjo influencë shpresoj që gradualisht të tretet dhe unë gjer sa të kem fuqi e mundësi, do luftoj që veprimtaria politike e Xhorxh Sorosit të ndalohet me ligj nga kongresi i Shteteve të Bashkuara, të ndalohet me ligj nga parlamenti Europian në Europë.

Është kryekorruptori i botës, blerësi i politikanëve, i neveritshmi i politikanëve në të 4 anët e planetit dhe censor i pamëshirë”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Blinken ‘dekoroi’ Dumanin me medaljen “McGonigal”

“RD” Në ditët e fundit të tij në Departamentin e Shtetit, Blinken i bëri një …