Buxheti 2025/ Berisha: Ne synojmë transparencë të plotë, mbrojtje e interesave të qytetarëve shqiptarë

Berisha ka premtuar se opozita në diskutimet për buxhetin do të synoje “transparëncë të plotë në mbrojtje të  interesave të qytetarëve shqiptarë dhe reagim adekuat ndaj hajdutëve”.

“Në rast se ju kujtohet, buxheti i vitit të kaluar u bë famoz në mbarë botën, se u votua për 5 minuta.

Pra mori damkë përfundimtare nga opozita.

Akoma nuk mund të them se cila do të jetë taktika, por taktika jonë do të synojë, transparencë të plotë, mbrojtje e interesave të qytetarëve shqiptarë dhe reagim adekuat ndaj hajdutëve, që kanë ndarë vetëm për Lubinë 15% të shpenzimeve të buxhetit në Shqipëri, 2.5 herë më tepër se për arsimin dhe shëndetësinë.

Pa le që bujqësia nuk figuron askund”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Bakja bëhet edhe ndërtues” / Ka nisur ndërtim vilash, denoncimi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat …