Korreshi: Qytetarët duan edhe mosbindjen civile, por edhe deputetët në Kuvend

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, tha se rikthimi në parlament i opozitës u duk si një mandat tjetër, pasi kishte kohë që mungonte, për shkak të një dënimi pa ligj.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, Korreshi tha se Partia Demokratike kishte deklaruar se nuk do të bojkotonte parlamentin, por situata u krijua për shkak të dënimeve pa ligj dhe pa rregullore, duke agravuar situatën.

Ai tha se gjatë këtyre 40 ditëve opozita dhe PD ka qenë në një mosbindje civile për shkak se kjo ishte situata, duhej ky reagim.

“Qytetarët duan edhe mosbindjen civile, por duan edhe përfaqësimin e zërit të tyre në Kuvend”, tha Korreshi.

Ai tha se është pro standardeve të SPAK dhe drejtësisë, por nuk mund të kemi standarde të ndryshme në rastet e personazheve politike.

“Te organet e reja të drejtësisë besoj se ka hetime sepse duhej të kishte arrestime më të forta. Shpresoj që në ditët në vijim të ketë arrestime të forta, por nuk duhet harruar ajo që prokurorët mund të jenë në presion nga qeveria. Por prokurorët kanë marrë një mision që duhet ta çojnë deri në fund, por di të them se nuk ka pyll pa derra”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …