Malkaj: Rama një pervers! Koha për ndryshim të madh njëjtë si në SHBA

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj iu bashkua sërish protestuesve para Bashkisë së Tiranës, kundër aferave korruptive të kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Që në nisje të fjalës së tij, mesazhin aktori e pati për kryeministrin Edi Rama, që nuk ngurroi ta quante një pervers, teksa iu referua një gjesti të tij rreth një vit më parë në qendër të Tiranës gjatë një aktiviteti me fëmijë të vegjël.

Aktori Malkaj u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të përmbysin këtë regjim, njëjtë siç ndodhi në SHBA.

“Ky diktatori jonë pervers, para disa kohësh ishte me disa fëmijë të vegjël dhe ia dha truri e nxori gishtin. Ta kthejnë guishtin e mesit me fytyrë nga kryeministria, të gjithë burrat.

Jetojmë në një kohë kur kryeministri pervers s’la gjë pa thënë për presidentin e zgjedhur të SHBA-së, si një krimb e morr pa thënë gjë më të bukur, bën si engjëllor. Meqë SHBA bëri ndryshim të madh duhet ta bëjmë dhe ne. Jo me muhabete, ta bëjmë tani. S’ka kohë për të kruajtur hundët por t’i tregojmë vendin qelbësirës dhe këtij h…. këtu”, tha Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Muçollari: Ankorohet anija me 2100 ton mbetje të rrezikshme! Prokuroria nuk ka shanse të shkojë deri tek shefat e mëdhenj

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari: Pasi qëndroi më shumë se 10 …