Anëtari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano gjatë fjalës së tij në protestën tek bashkia, ka falënderuar të gjithë ata qytetarë të cilët nuk janë dorëzuar, por vazhdojnë e protestojë.
Pano tha gjatë fjalës së tij, se Partia Demokratike ka gati platformën për mbajtjen e të rinjve në Shqipëri dhe rikthimin e atyre që kanë ikur.
‘Shi, diell, erë, ju keni qenë këtu përballë shtëpisë së korrupsionit për të denoncuar gjatë që na shqetësojnë. A e dini se sot duhej të ishte mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak.
Sipas ligjit, mbledhjet e këshillit bashkiak nuk duhet të ndodhë jo më larg se 1 herë në 30 ditë dhe sot duhej të ishte mbledhja, por nuk është e lajmëruar.
Nga çfarë kanë frikë? Nga anëtarët e opozitës në Këshillin bashkiak, nga ato që do të themi. Po kanë frikë nga e vërteta, sepse çdo herë që kemi qenë, kemi thënë të vërtetën dhe atyre nuk u ka pëlqyer.
Madje kanë goditur, shantazhuar na kanë quajtur racistë, homofob, që përdorim gjuhë urrejtjet dhe të gjitha mënyrat për të na mbyllur gojën, por ne nuk do të pushojmë, nuk do të qëndrojmë të qetë, por do ta themi të vërtetën deri në fund.
Ka ardhur koha që të gjithë ne të jemi bashkë dhe në këmbë, që dinjitetin e munguar qytetarëve të Tiranës, të ua japim dhe qytetarët e Tiranës të kenë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre këtu e të mos e shohin të ardhmen e tyre, diku larg.
PD e ka platformën, do ta bëjë të mundur që ti rikthejë të rinjtë ku kanë shkuar dhe ti mbajë të rinjtë që kanë ngelur këtu, që tu japë një të ardhmen më të mirë’, tha Jonathan Pano në fjalën e tij.