Protestuesit hedhin sapunë te bashkia, Kalaja: T’i marrë Veliaj se do t’i duhen tek 313-a

Qytetarët dhe aleanca e Teatrit kanë protestuar sërish sot tek bashkia e Tiranës.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubim, aktivistja Adriana Kalaja u shpreh se, sot kishin sjellë një dhuratë për Erion Veliajn.

‘Ky institucion është plot me pisllëk. Prandaj kemi sjellë disa sapunë që ti marrë Erion Veliaj dhe të lahet me to. Le ti marrë se do ti duhen edhe për tek burgu 313 ku do të shkojë.

Nëse ndonjë polic është palë me të, le ti marrë dhe të ja çojë edhe Ilir Prodës, sepse edhe ai shumë shpejt do të shkojë tek 313-a’, tha Adriana Kalaja.

Më pas, ajo bashkë me protestues të tjerë kanë hedhur sapunë tek dera e bashkisë së Tiranës.

Të bashkuar ta rrëzojmë këtë regjim qelbësirash të bastardëve Rama-Veliaj

Kryetarja e Gjykatës të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, mbajti një fjalim përpara protestuesve, ku theksoi se, të bashkuar do ta rrëzojmë këtë regjim qelbësirash të bastardëve Rama-Veliaj

“Sot vijmë sërish këtu për javë të tjera dhe nuk bëjmë asgjë më shumë se detyrën tonë ndaj Tiranës, ndaj Shqipërisë, ndaj familjeve tona. Që ky bastard (Veliaj) dhe ai bastard që drejton Shqipërinë (Rama), donin ta shpërbënin. Donin të shpërbënin familjen, të shpërbënin Tiranën dhe Shqipërinë, pasi donin të drejtonin të qetë, pa i bezdisur askush.

Çfarë tregoi fitorja e Trump, se duhet të qëndrosh pa u tërhequr në të drejtën që ke. Se duhet të përballesh me mafien dhe krimin, se duhet ta besosh fitoren, që ta meritosh atë. Edhe ne këtë po bëjmë çdo ditë, që nga 19 maji kur këta bastardë shpallën “non grata” një burrë shteti si Sali Berisha. Shpallën “non grata” një burrë shteti që na anëtarësoi në NATO, një burrë shteti që hoqi vizat, një burrë shteti që ka parësore familjen, atdheun, kombin.

Kjo ishte ideologjia e Sorrosit dhe sot nuk fitoi vetëm Donald Trump, por fituam ne kundër anti vlerave. Këtë regjim bastardësh, mafiozësh, nuk e rrëzon Donald Trump, por duhet ta rrëzojmë ne. Dhe ne e kemi dëshirën dhe forcën për ta bërë realitet rrëzimin e kësaj qelbësire që po drejton Shqipërinë”’, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Muçollari: Ankorohet anija me 2100 ton mbetje të rrezikshme! Prokuroria nuk ka shanse të shkojë deri tek shefat e mëdhenj

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari: Pasi qëndroi më shumë se 10 …