CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 85

Tani dili për zot Sorrosit tënd burrec, si ushtar i bindur e quajte Trump rrezik për njerëzimin

Nga Ndriçim KULLA

Zgjedhjet e shumëpritura në Amerikë tashmë e dhanë verdiktin e tyre. Vetëm se ajo që duhet të nënvizohet që në fillim është se ky ishte një mandat i fuqishëm popullor i të gjitha niveleve drejtuese. Nuk kemi të bëjmë thjesht me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, as me një rotacion të zakonshëm. Shumë diskutime në Shqipëri po dhe gjetkë ende nuk po e kuptojnë se cili është ky mandat pa kufi që amerikanët i kanë dhënë presidentit të tyre. Asgjë nuk ka të bëjë me betejën e personaliteteve të vetë presidentëve garues, përkundrazi. Kush e njeh se si u zhvillua dhe për çfarë u fol në fushatë nga dy kampet kundërshtare, e kupton fare qartë se këto zgjedhje ishin përplasja finale e dy ideologjive krejt të kundërta të udhëheqjes së jetës, besimit, shoqërisë dhe politikës. Në fushatë u fol për një ekzistencë apo jo të qytetërimit perëndimor ashtu siç ne e njohim: liri ekonomike, familje tradicionale, besim në zot, vlera e morale të gjykimit te shëndoshë.

Pra, në këto zgjedhje amerikanët u ftuan ti ruajnë këto vlera të etërve të tyre themelues, apo ti japin ne dorë të ardhmen e perandorisë së tyre një rendi liberal e progresist, të ideuar rreth dekada më parë, që gjatë gjithë këtyre viteve, udhëhequr nga Sorosi dhe ideologjia e tij, ku kishin arritur kulmin e fuqisë së tyre. Sorollapët në Tiranë dhe në Evropë, mundohen ta relativizojnë, madje as ta përmendin fare këtë nyje kyçe të përplasjes amerikane, duke treguar verbëri politike ose manipulim kapilar mediatik. Tre ishin pikat e fitores se Trump: ekonomia, ndalimi i i emigracionit dhe ruajtja e familjes dhe besimit dhe riteve të krishtera. Po edhe këtu sorosizmi i demokratëve amerikanë kushte kohë që vepronte sipas agjendës së vet, me metoda centralizuese dhe të papara për një ekonomi tregu. Jo më kot shpjegimi i republikanëve për to qe etiketimi si ‘marksiste”.

Edhe demokracia e shumëpërfolur, në këto zgjedhje u gjend në stadin final të luftës ideologjike. Një projekt shumëvjeçar i liberalizimit pa fre e pa kriter të hyrjes se emigrantëve të paligjshëm meksikanë, për ti normalizuar shumë shpejt me dokumente e për ti kthyer brenda 5 viteve në qytetarë amerikanë, si ushtri elektorale në favor të tyre, arriti kulmin e rrezikut dhe të minimit të vetë së ardhmes së kombit dhe demokracisë amerikane. I përmenda këto fakte, por përplasjet epokale qenë edhe në shumë fusha zë tjera, për të treguar se ky mandat ishte një përplasje midis dy qytetërimesh që do të zhvilloheshin në të ardhmen, dy rendesh komplet të kundërt që do të vendoseshin në favor të atij që do të fitonte. Ishte fitorja e një lëvizje të tërë siç është kthyer Maga, ndaj rendit liberal e progresist të zhvilluar nga Soros për shumë dekada në USA, në Evropë dhe kudo në botë. Kjo është një erë e re që po fillon dhe do te zhvillohet prej Trump më tej, si një rend i rivendosjes së vlerave dhe parimeve më të mira konservatore e tradicionale.

Një qasje të tillë të mandatit që i është  dhënë Trump, shumica mundohen ta fshehin dhe anashkalojnë, pikërisht për të relativizuar ndikimin e fitores se tij në Shqipëri. Narrativa e tyre qesharake nuk do të flasë fare për këtë përplasje titane botëkuptimesh që ndodhi, ata ende si provincialë në mendim na rrëfejnë narrativën e Edi Ramës që ka lidhje me dhëndrin e Trump, apo na neverisin sikur Rama është i kënaqur që ka fituar Trump. Ka dhe ca bij të etërve që duan Trump, por që duan që në Shqipëri të sundojë akoma regjimi i bijve të etërve komunistë, në lidhje me oligarkët e tyre. Çfarë shëmtimi mendor ky shartim!

Ka ardhur koha që gjërat të thuhen ideologjikisht, jo të shihet Trump si biznesmen edhe në politikë. Kush e ka ndjekur fushatën e kupton se kësaj here fitorja e tij erdhi kaq popullore, sepse i dha frymë lëvizjes së tij Maga, për ta kthyer në ideologji goditëse kundër idrologjiste liberaliste sorosiane. Këtë e bëri me figura brilante përreth tij, por veçanërisht me biznesmenin Elon Musk, që e vendosi e do të vazhdojë ta vendosë fuqinë e tij financiare, në favor të çrrënjosjes nga gjithë rrjeti i shoqërisë amerikane, të ndikimit dhe qelbëzimit të ideologjisë sorosiane.

Janë qasje dhe fakte që dëshmojnë edhe më shumë se nuk bëhet më fjalë për një mandat të thjeshtë, por për një mandat që do i jap fund një ideologjie shkatërruese për qytetërimin perëndimor. Imagjino çfarë relativizimi poshtërues i bëjnë mediat sorollopiane fitores së Trump.

Ka ardhur koha që burreci të bëhet burrë e të dalë në dritë.  Nga një emigrant i thjeshtë në Paris, u pompua siç të pompon Sorosi kudo në këtë jetë e në këtë botë, si ushtar të ideologjisë së tij, në figurën kryesore politike në Shqipëri. Po Sorosi të mbajti në pushtet me gjithë regjimin që krijove, ashtu si shumë vasalë të tjerë që ai ka në Amerikë e në Evropë. Tani bëhu burrë e dili për zot atit tënd politik, ashtu sic u bëre trim dhe ushtar i bindur, kur pa të pyetur e pa ta varur kush e quajte Trump rrezik për njerëzimin dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Kishe të drejtë, sepse e dije se ideologjia dhe agjenda sorosiane që të polli qe në luftë të pamëshirshme me të. Si na dalkan tani mediat e tua të pështira e na thonë që asgjë nuk do ndryshojë në këto marrëdhënie? Sigurisht jo për sigurinë tonë kombëtare e strategjike, por jo për zhvillimin dhe shtrirjen e qasjeve kryesore të agjendës së patriotëve, që është krejt e kundërta me agjendën tënde globaliste. Si na dilkan bijtë e etërve komunistë që të na pëlqejnë Trump?

Ka ardhur koha që gjithçka të thuhet qartë ashtu si qe: një fitore ideologjike dhe jo personalitetesh midis Trump e Kamala. Ti je bir, ushtar, vasal që ke shtrirë dhe përdorur ideologjinë sorosiane për të ruajtur pushtetin: përdorimin e drejtësisë, shpopullimin, ligjet anti – familje, etj. Behu burrë e dil hapur siç je: sorrollap i bindur i Soros dhe globalistëve dhe mos e dridh si burrec, sikur do Trump e ke lidhje me të. Unë dhe shumë të tjerë folëm për dy Amerika, për dy ideologji krejt të kundërta për vite me radhë, pikërisht si patriot edhe ideologjik jo vetëm  te tillë si shqiptar. Duruam për vite të tëra regjimin tënd shkatërrimtar. Tani dil dhe ti si burrë sorosian e përsërit çfarë ke thënë për Trump, në mënyrë të natyrshme, gjenuine, të dalë prej shpirti: mos e dhëntë zoti që amerikanët të zgjedhin një president si Trump. Po ja që zoti e dha, dhe e dha me gjithë fuqinë që di të japë zoti. Ti ende si gjel në majë të fuqisë tënde mos kakaris sikur e do. Mos e vrit Sorosin, babain tënd politik që të ka rritur me gjithë të mirat për dekada të tëra. Ne qëndruam nën regjimin tënd dhe folëm hapur, për çfarë mendonim se është më e mirë për Shqipërinë ndonëse  ke lëne dhe njerëz pa bukë. Ti na ke thënë se ke bërë në të mirën për  Shqipërinë nën udhëheqjen e Soros. Mos e dhëntë  zoti ta dredhësh si gjithmonë, se e di besoj përfundimin e bijve që vrasin etërit në histori dhe politikë.

About Redaksia

Check Also

O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euro-atlantike” drejtësinë…

Nga Gent STRAZIMIRI O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euroatlantike” drejtësinë… Një lajm …