Veliaj gjoba dhe dënime për bizneset, Teliti: Janë antiligjore, do të përdoren për fushatë!

Eksperti i ekonomisë, Dorjan Teliti ka komentuar situatën në Tiranë pas iniciativës së bashkisë së Tiranës për gjoba dhe dënime të padrejta për bizneset. I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv, Teliti tha se, këto gjoba janë antiligjore, do përdoren për fushatë!

Dorjan Teliti: Këto janë gjoba antiligjore, dhe për këtë edhe në këshilltarët e opozitës duhet të ndërmarrim hapat ligjore konkrete edhe në mbledhjen e ardhshme në Këshillin Bashkiak. Së pari të marrim informacionin njëherë, që si është e mundur që vetë agjenti tatimor që është agjencia tatimore e Tiranës e cila ka të drejtën të çojë faturën e detyrimeve ndaj një subjekti. Ja çon me nje vlerë të caktuar, pastaj ja ndryshon rrugës. Dhe i thotë, meqenëse unë bërë ndryshimin dhe ishte faji im si agjent tatimor por thotë, ti do paguash disa gjoba  dhe kamatëvonesa.

Gjobat dhe kamatëvonesat janë ndëshkim, por ndëshkim ndaj atij që nuk ka respektuar rregullat dhe ligjet e këtij shteti. Tani në këtë rastin konkret subjektet çfarë ligji kanë shkelur zotëri. U ka ardhur një faturë tatimore për vitin 2023 dhe e kanë paguar. Tani ti shkon si bashki Tiranë dhe u bën një rivlerësim, e bën ti si institucion qendror, shtetëror dhe i thua. Me falni kam gabuar unë si bashki në vlerësimin e detyrimeve të mëparshme. Por këtë gabimin që bërë unë po jua faturoj juve. Edhe paguhen tani edhe gjoba edhe kamatëvonesa. Diçka skandaloze.

Së pari ne duhet të qartësojmë njerëzit si erdhi ky rivlerësim. Si  u mor nga organet tatimore të Tiranës, rivlerësimi i detyrimeve tatimore ndaj këtyre subjekteve. Dhe është detyrim edhe i kryetarit të bashkisë edhe i Këshillit Bashkiak  të informojë çfarë ka ndodhur.

Ne e dimë që jemi para një fakti abuziv, pasi faji nuk është i subjekteve por faji ka qenë, edhe në qoftë se rivlerësimi është i drejtë, i drejtorisë së tatimeve të Tiranës, pra i agjentit tatimor që quhet ndryshe në këtë rast. Dhe nuk mund t’ja ngarkosh subjektit që nuk kanë kokrrën e fajit për mungesën e të bërit të detyrës nga ana jote. Tani këto para janë paguar. Si mund të kthehen këto para mbrapsht. Dy janë format. Në qoftë se do të kishim një qeverisje të përgjegjshme vendore do ti kthente menjëherë. Siç ja morën në llogari kthehen direkt në llogari. Por duke qenë se kemi një qeverisje të papërgjegjshme vendore, njësoj siç është e papërgjegjshme edhe qeverisja qendrore, sepse është i njëjti fenomen që të ndodh ty me profesionistët e lirë që ka dalë GJK dhe e ka hedhur poshtë taksimin mbi profesionet  e lira. Dhe qeveria qendrore refuzon të kthejë mbrapsht këstet e paguara nga mijëra profesionistë të lirë. Ajo që do të ndodhë me shumë mundësi  që edhe këto gjoba që janë paguar do të quhen aty si kredit për detyrimet e ardhshme tatimore.

Pse është ndërmarrë kjo manovër sot. Ne këndvështrimin tim kjo është bërë për ta mbushur arkën e bashkisë së Tiranës. Çdo lloj leku është i nevojshëm. Jemi para fushate. Lekët na duhen tani deri në muajin prill, maj. Nuk na duhen në korrik e mbrapa thotë bashkia e Tiranës. Sepse në maj do të votojnë qytetarët shqiptarë për zgjedhjet e ardhshme dhe në do të bëjmë, të kapim çfarë të kapim tani në xhepat e bizneseve për ti hedhur ato për fushatë.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …