“Washington Post”: Opozita e akuzon Ramën për trafik mbetjesh toksike

Lajmi për ankorimin e anijes me mbetje toksike po bën xhiron e botës.

Gazeta amerikane ‘Washington Post’ shkruan se kontejnerët me mbetje toksike do të dërgohen në Porto Romano.

Sipas kësaj gazete, në kontejnerë ndodhen 2100 ton mbetje toksike të rrezikshme.

Prania e këtyre mbetjeve të rrezikshme u sinjalizua nga BAN, një organizatë qeveritare me qendër në SHBA.

Gazeta shkruan se opozita shqiptare e akuzon Ramën për trafik mbetjesh të rrezikshme.

 “Opozita shqiptare akuzoi qeverinë në gusht për pjesëmarrje në trafikimin e paligjshëm të materialeve të rrezikshme. Kryeministri Edi Rama tha në parlament në shtator se dokumentet e dërgesës janë verifikuar dhe se oksidi i hekurit “nuk konsiderohet si mbetje toksike në katalogët europianë mbi të cilët bazohet procedura mjedisore dhe doganore e vendit tonë”.

BAN u ka bërë thirrje autoriteteve që të kenë një hapje publike dhe marrjen e mostrave të kontejnerëve për të siguruar transparencë,” shkruan gazeta.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …