Zhulali: Ne do ta pastrojmë Tiranën dhe Shqipërinë nga korrupsioni, vjedhja dhe krimi

Aleanca për Tetarin vijoi edhe sot protestën para Bashkisë Tiranë. Qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt si pronari faktik i inceneratorit që nuk ekziston të Tiranës dhe përgjegjës direkt i vjedhjeve skandaloze me 5D.

Ilda Zhulali: Përshëndetje të gjithëve, qëndrestarë, njerëz të lirë, njerëz që e doni lkëtë qytet, që doni familjet tuaja. Që e doni këtë vend që të jete gjithnjë e më i mirë. Ju e keni parë që dje në Kuvendin e Shqipërisë u diskutua përsëri për buxhetin, për atë që kaloi dhe për atë që na ka servirur Edi Rama për vitin e ardhshëm. A e dini se disa vite me parë Edi Rama bashkë me klientin e tij Erion Veliaj shpallën emergjencë kombëtare për plehrat dhe morën 132 milonë euro për një incenerator që nuk ekziston, për dy të tjerë që nuk punojnë. Mirëpo Edi Rama nuk ka sy të shohë që sot Shqipëria është në kushtet e një emergjence kombëtare. Duhet të shpallet emergjenca kombëtare për pensionistët. Edi Rama në buxhetin e ardhshëm u ka dhënë 16 milionë euro pensionistëve, i ka dhënë 12 milionë euro inceneratorit që nuk ekziston. Aq sa ekziston për Edi Ramën inceneratori i Tiranës aq ekzistojnë edhe pensionistët.

Edi Ramës që e betonizoi Tiranën bashke me Veliajn, ju desh një kopsht i parajsës dhe 4 milonë euro i gjeti Edi Rama urgjent për të bërë kopshtin tek ballkoni i tij në Kryeministri. Tiranën e shkatërroi e betonizoi dhe sot Tirana vjen kudo era e ujrave të zeza. Mirëpo era me rëndë e Tiranës sot është era e korrupsionit dhe vjedhjes. Ne do të qëndrojmë këtu deri sa ta pastrojmë Tiranën dhe ta pastrojmë Shqipërinë nga era e korrupsionit vjedhjes dhe Krimit.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …