Berisha: Kam sinjale se Rama ka nisur blerjen e votave të diasporës, denonconi çdo akt!

I pyetur në lidhje me sigurimin e votës së diasporës, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se, po bëhet gjithçka që kjo votë të mos preket nga qeveria, ndërsa theksoi se, ka informacione se që tani ka nisur blerja e votës së diasporës dhe ftoi qytetarët për ta denoncuar.

“Ekipi po punon për rregullat më transparente dhe më të sigurta për votën e diasporës.

Dhe i siguroj emigrantët tanë, diasporën, shqiptarët jashtë vendit se PD do përcaktojë rregullat më të qarta.

Sikundër theksoj se më vijnë sinjale se kanë filluar blerjen e votës që tani, dhe ftoj shqiptarët ta evidentojnë këtë akt dhe ta denoncojnë qoftë në komunitetin ku janë, qoftë në Shqipëri, sepse e them se, Edi Rama nuk do lërë mjet pa përdorur për të siguruar mandatin pasi e di se veprat e rënda penale që ka kryer i kushtojnë atij pjesën tjetër të jetës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …