Kryetari i opozitës, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK. “Altin Dumani, thuaju shqiptarëve, kush të bleu ty apartament, kush të mban peng me apartament.
“A mundet o miq që Altin Dumani që në vitin 2016 ka të deklaruara 3 apartamente me rrogë shteti, ju garantoj ju se një punonjës i ndershëm me rrogë shteti nuk blen dot kurrë më shumë se një garsionere nga vitet 1992 në vitet 2016. Jo, nuk blen dot më shumë.
Kurse Dumani gjendet me 3 apartamente dhe mashtron e thotë se e kam dhuratë. Nga kush e ke dhuratë ti mor? A ka ligje mor? Po ku ka ligj që të lejon të marrësh apartamentin dhuratë o gënjeshtar, o kriminel?
Ku ka ligj? Kush të ka blerë ty me apartamentin, thuaju shqiptarëve?
Kush të ka blerë ty o peng i Edi Ramës, dhe do të dalësh ti.
Altin Dumani, thuaju shqiptarëve, kush të bleu ty apartament, kush të mban peng me apartament?
Shqiptarë, pyesni veten, cili nga ju ka arritur të bëhet me rrogë shteti me tre apartamente, për të kuptuar se çfarë është pengu i Edi Ramës, Altin Dumani apo tjetri me vilë, apo tjetri…
Dhe që marrin 7 mijë euro rrogën. A mund të imagjinoni ju të paguhen kriminelët me taksat tuaja 7 mijë euro rrogën?”, tha Berisha.