Mbetet toksike ndodhen në zonën e Porto Romanos, gati 200 metra larg shtëpive. Banorët shprehen se kanë frikë, jo vetëm për jetën e tyre por edhe të fëmijëve pasi ata janë gjithë kohës duke luajtur dhe mund të helmohen me mbetjet e rrezikshme. Për këtë situatë ata fajësojnë bashkinë e Durrësit por edhe kryeministrin, teksa theksojnë se kanë frikë edhe te protestojnë pasi dy banorët që kundërshtuan mbetjet u shoqëruan në polici.
Gjatë gjithë natës ka vijuar transportimi i mbetjeve të rrezikshme toksike nga Porti i Durrësit ne Porto Romano. Sic e shihni është nga pamjet e siguruara nga Syri TV, mbetjet e rrezikshme do të qëndrojnë në zonën e Porto Romanos deri në daljen e analizave që përcaktojnë këto mbetje. Ndërkohë që kontejnerët janë në afërsi të banesave në Porto Romani, gati 200 metra larg tyre. Banorët shprehen se ndihen të rrezikuar, madje dy prej tyre të cilët kanë kundërshtuar ardhjen e këtyre mbetjeve ne Porto Romano dhe në afërsi të banesave të tyre janë shoqëruar për ne polici dhe kjo situatë i ka shqetësuar pasi kanë frikë edhe te protestojnë
Banorët thonë se nga na hoqen mbeturinat dhe na sollën helmet dhe theksojnë se kanë frikën për fëmijet pasi janë gjithe diten rrugëve. Faji sipas tyre është i bashkisë së Durrësit por edhe kryeministri
Banoret që jetojnë në zonën e Porto Romanos kanë ardhur nga Kukësi me vendim të Këshillit të ministrave pas përmbytjeve në këtë qytet. Kontejnenieret do të qëndrojnë në këtë zonë deri në përfudnim të hetimeve te prokurorisë së Durrësit.