Berisha publikon videon: Si gënjeu Rama për Inceneratorin e Elbasanit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar këtë të dielë një video në Facebook, ku demaskon kryeministrin Edi Rama për deklaratën e tij se Inceneratori i Elbasanit nuk është aferë korruptive.

Berisha solli në vëmendje dëshminë e Ramës në Komisioni e Posaçëm Hetimor Parlamentar për çështjen e incineratorëve, teksa në komision kryeministri pati deklaruar se aty nuk ka korrupsion.

Bashkangjitur videos me mohimin e së vërtesës mbi incineratorin e Elbasanit nga Rama, kryedemokrati Sali Berisha shkruan se djegësi u vendos në punë vetëm dy javë.

About Redaksia

Check Also

E paralajmëruan për Ballukun, 9 vende të BE ngrijnë negociatat me Shqipërinë

Negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë futur në një fazë frenimi, që i dedikohet …