Berisha paralajmëron protestë të madhe para Parlamentit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit.

Berisha: Natyrisht ne kemi zgjedhur që të paraqesim amendamentet tona në komisione dhe seancë plenare, të sigurt se ato nuk pranohen nga qeveria, e cila ka një synim kryesor, plaçkitjen maksimale të këtij buxheti nga organizata kriminale që kryeson Edi Rama, por paraqitja e tyre është një detyrim solemn para shqiptarëve për të bërë avokatinë e tyre dhe për të qenë të obliguar që në mbledhjen e parë të parlamentit shumicë të PD, ato ligje të votohen dhe të hyjnë në fuqi menjëherë.

Sigurisht, miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimit.

Berisha tha gjithshtu se, “Mosbindja civile mbetet Leva e Arkimedit për rikthimin e votës së lirë”.

Berisha: Mosbindja civile do të vazhdojë me të gjitha format e saj. Mosbindja civile mbetet Leva e Arkimedit për rikthimin e votës së lirë qytetarëve shqiptarë. Për vendosjen e qeverisë teknike dhe rikthimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama ka përdorur makinën e “kokainës”, Bardhi nxjerr dokumentin e TIMS

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar sot dokumentin e sistemit TIMS, …