Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar denoncimet në drejtim të Edi Ramës, ku një prej tyre është edhe ekspozita në Hong Kong e cila ka kushtuar 500 mijë euro.
‘Dosjet tua s’do mbyllen kurrë. Si t’ia dish ti për pensionistët, kur shpenzon 500 mijë euro për një ekspozitë?’, theksoi Berisha gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Të mbron Zamani, të mbron mercenar Dumani, por të garantoj se për hundësh do të dalin ty dhe atij që mbron krimet tua, krimet që ke kryer.
Thuaju shqiptarëve pak, folu pak shqiptarëve për ekspozitën e Hong Kongut që hape me avion në dispozicion nga Tirana në Hong Kong, 8700 km distanca, 850 mijë fluturimi.
Po salla luksoze?
Pra, kush të pagoi ty, kush të peshoi në kandar me 500 mijë dollarë?
Apo të mbron Dumani, të mbron faqeziu sepse fsheh apartamentet e tij me para krimi?
Të mbron Kraja, xhelati i Sigurimit të Shtetit.
Po si mund t’ia dish ti për pensionistët, kur për të hapur një ekspozitë zhgarravinash pa asnjë vlerë shpenzohen 500 mijë euro.
Shpenzohen gjysmë milionë euro vetëm për një udhëtim.
Po Singaporin e harrove ti? Kush të çoi në Singapor ty? Kush pagoi biletat tua dhe avionin për në Singapor?
O i blerë, o i shitur, i pander!
Po ligjet e vendit nuk të lejojnë kurrë të marrësh avion në dispozicion si dhuratë.
Ligjet e vendit nuk të lejojnë kurrë të pranosh 500 mijë euro shpenzime për ty.
Po ti ky je, këto janë standardet tua, standardet e hajdutit më të madh, më të keq, më të liq në historinë e kombit shqiptar.
Thuaju shqiptarëve, kush të çoi në Singapor, kush të pagoi sallën në Singapor, kush të pagoi udhëtimin?
Edi Rama, vërtet sot këto dosje t’i mbyll kreu i organizatës kriminale të Skapit të partisë, por këto dosje nuk mbyllen kurrë.
Nuk mbyllet kurrë djegësi i Tiranës, djegësi i Elbasanit.
Nuk mbyllet kurrë dosja e Xibrakës.
Nuk mbyllet kurrë pallati në pajë i Linda Ramës.
Nuk mbyllen kurrë sarajet e Surrelit.
Nuk mbyllen kurrë akuzat e OSBE që sa u bëre kryeministër të akuzoi për 200 milionë euro të fshehura në kontot bankare offshore.
Nuk mbyllen kurrë pazaret tua, që kapin miliarda me Al Alabarin me Portin e Durrësit.
Jo, jo, nuk mbyllen. T’i mbyll Dumani sot, por jap fjalën e nderit që bashkë me Dumanin që i mbyll krimet tua, ditë të zeza të presin përpara.