Gjergji: Plehrat në Elbasan u dogjën qëllimisht, incineratori nuk punon, por lekët i merr çdo ditë!

Gjatë debateve në komisionin hetimor parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, deputetja e PD, Zheni Gjergji ngriti alarmin e katastrofës mjedisore në Elbasan gjatë ditëve të fundit, teksa u dogj vend-grumbullimi i plehrave të këtij qyteti.

“Ju artikuluat këtu se koncesionet në Shëndetësi kanë pasur shumë të mira për qytetarët, ashtu siç artikuluat se edhe incineratori i Elbasanit do të ishte në të mirën e qytetarët, por dje e pardje patë të gjithë që Elbasani u mbulua nga flaka e mbetjeve që u dogjën qëllimisht, sepse incineratori ka kaq kohë që nuk punon.

Dhe ndërkohë ato paguhen çdo ditë për një punë që nuk bëhet, ashtu siç ka ndodhur edhe me koncensionet në shëndetësi. Kështu dëshmitari parë duhet të jetë pikërisht Edi Rama”, theksoi Zheni Gjergji.

About Redaksia

Check Also

Himçi: Mazniku dhe Llatja “konsultim” për reformën territoriale sa për sy e faqe! Skenari për të shkrirë Cërrikun dhe Belshin

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I PD, BLENDI HIMÇI Procesi i konsultimeve publike për reformën territoriale, …