Rama kërkon lirimin e Gjicit që bënte seks në zyrë, i duhet para zgjedhjeve

Safet Gjici i duhet Ramës i lirë për fushatën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm ndaj ai kërkon lirimin e tij nga burgu. Dhe SPAK duhet të zbatojë vendimin e shefit.

Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.

Përfaqësuesi ligjor i Safet Gjicit ka deklaruar se ish-zyrtari i PS-së i ka vuajtur edhe më herët nga këto sëmundje, por sipas tij, gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë Gjykata e Elbasanit vendosi thirrjen e ekspertëve mjeko-ligjorë që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore të pretenduar të Safet Gjicit, i cili kërkoi që pjesën tjetër të dënimit ta vuajë në shtëpi.

Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet është data 14 nëntor 11:45.

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, mori një zgjatje të masës së dënimit në shkallën e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi Apeli vendosi të prishë dënimin e shkallës së parë, i cili e dënonte atë vetëm për abuzim me detyrën dhe e dënoi atë për korrupsion.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …