Reagimi i Trump për hetimin e McGonigal, të korruptuar nga Rama kundër Berishës

Donald Trump reagoi pak muaj më parë lidhur me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili e hetoi ish-Presidentin për lidhjet e dyshuara me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016.

Në një postim në rrjetin e tij social Trump shkoi: “Ky djali i FBI-së që mu vu pas për atë rrengun e Rusisë, Rusisë, Rusisë… që shumë kohë përpara zgjedhjes sime si President, sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr!”

NewsWeek shton se McGonigal ishte një nga figurat e para të FBI-së që u vu në dijeni të pretendimeve se George Papadopoulos, një këshilltar i fushatës së Trump-it, mburrej se e dinte se rusët kishin të dhëna që mund të dëmtonin kandidaten demokrate Hillary Clinton. Në vitin 2019, hetimi i këshilltarit special Robert Mueller përcaktoi se nuk kishte prova që Trump dhe fushata e tij komplotuan ose u koordinuan me Rusinë.

McGonigal ishte një nga njerëzit kryesorë në hetimin e Presidentit Trump, por në të njëjtën kohë ka punuar për të sigluar “non gratën” për Berishën. ndërkohë që u korruptua nga Rama. 

Drejtëesia amerikane publikoi dosjen e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal.

Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017.

Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI.

About Krye Redaktor

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …